Teuta mund Tiranën 1-0, bardheblutë “bien” pas plot 17 ndeshjesh pa humbje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka rezultuar një dështim dhe një pengesë e bujshme transferta e Tiranës këtë të hënë në Durrës ndaj Teutës, një ndeshje në të cilën kryeqytetasit vuajtën disfatën minimale 1-0, por mjaftueshëm për të komplikuar fushatën fantastike që po i çonte drejt titullit. Tani “froni” i Superiores është i vlefshëm por diferenca me Kukësin është vetëm 6 pikë, praktikisht dy gabime të rënda që mund të anulojnë një sezon të tërë.

Në stadiumin “Niko Dovana” pika kulmore ishte kthesa spektakolare e Emiliano Vilës pa u mbushur ende gjysmë ore lojë. Veprimi i sulmuesit të durrsakëve shtangu lojtarët miq, dhe ata pak tifozë që kishin uzurpuar një tarracë pallati për të dhënë “show” me fishekzjarre e për të mbështetur Tiranën.

Rastet ishin të shumta në të dy portat, e madje dhe hyrjet ilegale të tifozëve në stadium, që u izoluan nga stjuardët. Por goli mbeti në fuqi deri në fund. Me këtë humbje Tirana tani detyrohet të ndalojë serinë pozitive nga e cila nuk regjistronte një disfatë prej 17 ndeshjesh. Praktikishtdisfata e fundit ishte në Dhjetor ndaj Kukësit. Ky i fundit mund të shpresojë për titullin, edhe pse në javët e mbetura, fati është në “këmbët:” e bardhebluve, dhe jo të skuadrës verilindore. (fjala.al)

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV