Bayern Munich kampion i Bundesligës për herë të TETË radhazi….

Bomberi polak Robert Lewandowski shënoi një gol që e distancon më shumë edhe për Këpucën e Artë. Bayern 76 pikë dhe Dortmund 66...

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një sezon me oshilacione që i ndikua pashmangshmërisht dhe nga pandemia, Bayern Munich arrin të mbyllë llogaritë para kohe në Bundesliga, e të shpallet kampion. Armata e trajnerit Hansi Flick, mundi 0-1 Werder Bremen duke u kurorëzuar në fronin e futbollit gjerman dy ndeshje nga fundi.

Kjo është hera e tetë radhazi që bavarezët arrijnë të përvetësojnë “Meisterschale”, por këtë vit u duk sikur do kishin shumë probleme prej rivalitetit të Borussia Dortmund, dhe Leipzig. E kundërta ndodhi dhe qetësia e imponuar nga trajneri Flick që mori në duar ekipin më mes sezoni, u reflektua dhe në rezultate.

Triumfi 0-1 në Bremen ishte vepër e futbollistit më të mirë të Bayern, e ndoshta të gjithë Bundesligës. Bomberi polak Robert Lewandowski shënoi një gol që e distancon më shumë edhe për Këpucën e Artë. Ekipi mik mbylli ndeshjen në inferioritet numerik pas kartonit të kuq në dëm të Davies por kjo nuk e cënoi suksesin domethënës.

Por si është panorama tani: Bayern Munich 76 pikë dhe Dortmund 66, edhe pse verdhezinjtë kanë 3 ndeshje për të zhvilluar, por ekipi bavarez ka mjaftueshëm, që festa e kufizuar me distancim social dhe jo me lumenj birre, të nisë për kampionët e rikonfirmuar.(fjala.al)

Të fundit

Hyri në një dyqan akulloresh në SHBA, ariu ra në dashuri me shijen e luleshtrydhes!

Duket si një skenë nga një film kur oficerët e Qarkut El Dorado në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara...

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko,...

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt…

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në Himarë, po ndërtohej një lavazh...

Diagnoza e vajzës sime dyvjeçare më tronditi; fjalët e mjekes më shpëtuan

Helene Rosenthal Nuk duhet të isha habitur nga ajo që audiologia po na thoshte mua dhe burrit tim. Humbja e dëgjimit ekziston në familjen time....

Rrezik i fshehur/ Ja si Covid-19 mund të ndikojë në zemrën e grave për dekada

Një studim i ri ka zbuluar se Covid-19 mund të lërë pas një problem të fshehur që qëndron në trupat e grave për vite...

Lajme të tjera

Web TV