E konfirmon Brataj: Nehat Kulla ndërroi jetë për shkak të COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkak për vdekjen e Nehat Kullës, njohur ndryshe me nofkën “Gjenerali”, ka qenë virusi i ri COVID-19.

Lajmi e ka konfirmuar shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në emisionin “Real Story”

“Vdekja e Nehat Kullës nëse e marrim si rast ka qenë për shkak të koronavirusit, po. Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdekjen e tij ka qenë pikërisht Covid-19.” tha Brataj.

Nehat Kulla vdiq ditën e sotme në moshën 67-vjeçare ndërkohë që pak kohë më parë i ndërroi jetë dhe i vëllai Ramazani për shkak të koronavirusit.

Nehat Kulla kishte vetëm pak kohë që kishte lënë qelinë, pasi u liruar nga burgu me bujë rreth një vit më parë.

“Gjenerali” ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla e ka vuajtur dënimin në burgun e Fushë-Krujës, që nga koha kur u arrestua në vitin 2005. Në vitin e mbrapshtë 1997, Nehat Kulla krijoi një “komisariat policie” në zonën e “Kinostudios”./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Kuvendi Kombëtar Rinor i PS/ Rama: Shqipëria, më pranë BE

Rama: “Kuvendi kombëtar rinor, plot 100 ditë nga fitorja e jonë 10 radhazi. 100 ditë nga sot, kjo parti,...

Ilir Meta flet për herë të parë pas arrestimit! Mban fjalim në Konventën e PL-së

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli sot përmes një audio të regjistruar në Punimet e Konventës së Partisë së Lirisë  në Tiranë. Meta...

Rama në Kuvendin Kombëtar Rinor të PS: Do fitojmë mandatin e katërt

Edi Rama: Falënderoj vajzat dhe djemtë që gjenden këtu në këtë Kuvend Rinor. Të rinj dhe të reja të familjes sonë politike, mirë se...

Horoskopi për muajin Shkurt! Cilat janë shenjat më të favorizuara të zodiakut

Shkurti vjen me energji që favorizon disa shenja të horoskopit, që do u mundësojë atyre të përjetojnë fat dhe sukses. Sipas parashikimeve astrologjike të Your...

Dhunoi nënën 85-vjeçare, arrestohet djali në Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. C.,60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka...

Lajme të tjera

Web TV