Filmi “Gra të vogla” thyen rekord në arkëtime pas rihapjes së kinemave, gati 100 mln

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rihapjen graduale të kinemave në mbarë botën pas muajve të tërë në izolim për shkak të pandemisë, një prej filmave më të pëlqyer e kritikuar në të njëjtën kohë, prodhuar në 2019-ën, po vendos një rekord të ri për nga arkëtimet.

“Gra të vogla”, një përshtatje e novelës së dashur të Luisa May Alcott, po arrin shumën 100 milionë dollarë, nga arkëtimet ndërkombëtare. Filmi, i shkruar dhe me regji të Greta Gerwig, ka fituar vetëm gjatë fundjavës që sapo kaloi, në 13 tregje të huaja, 760 mijë dollarë, sipas Variety, me një total në mbarë globin prej 99.5 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e arkëtimeve gjatë kësaj fundjave erdhën nga Japonia, ku drama siguroi 495 mijë dollarë, nga shitja e biletave në kinema. Në Danimarkë u arkëtuan 225 mijë dollarë, në rritje me 15% në krahasim me fundjavën e mëparshme. Filmi pritej që të shfaqej premierë që prej muajit janar por shumë tregje ndërkombëtare u mbyllën për shkak të shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Aktoret protagoniste në film janë Emma Watson, Florence {ugh dhe Eliza Scanlen si motrat e Jo-së, Meg Amy dhe Beth, me Laura Dern që luan rolin e nënës së tyre dhe Bob Odenkirk që luan atë të të atit të 4 motrave. Arkëtimet deri tani e kanë kapërcyer me disa fish, buxhetin e shpenzuar për realizimin e filmit, për 40 milionë dollarë.

Filmi është nominuar për 6 çmime Oskar, përfshirë këtu regjia më e mirë, edhe pse fitoi vetëm 1, atë për dizajnin e kostumografinë më të mirë. Filmi ka nisur të transmetohet në të gjitha formatet e platformat dixhitale nga 7 prilli, në mungesë të kinemave.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV