Flet Silva Bino: Ja pse u rrit numri i infektimeve me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas shefes së Departamentit të Epidemiologjisë rritje e numrit të infektimeve me COVID-19 ka ardhur për shkak të moszbatimit të masave nga qytetarët dhe institucionet.

Gjatë një interviste për OraNews ajo deklaroi se qytetarë menduan se virusi iku, por sipas saj një shkelje sado e vogël e masave sjell përhapjen e virusit.

”Kemi të bëjmë me një rritje të koronavirusit në Shqipëri. Këtë e tregon edhe numri i rasteve. Shumë nga rregullat e parandalimit të infeksionit nuk janë zbatuar. Kjo është edhe një nga arsyet pse në disa nga institucionet publike apo private, kemi pasur raste me koronavirus. Kjo ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave të kontrollit të infeksionit. Kur flasim për masat e kontrollit të infeksionit ato nuk janë vetëm për institucionet shëndetësore, por kanë të bëjnë me të gjitha llojet e institucioneve. Protokollet janë shumë të qarta për këtë gjë. Shpesh herë njerëzit e neglizhojnë. Ne në maj patëm një numër shumë të pakët të rasteve dhe një pjesë e mirë  e njerëzve menduan se koronavirusi iku, por koronavirusi ka qenë aty. Një shkelje sado e vogël e masave të kontrollit të infeksionit sjell përhapjen. Kemi të bëjmë me një sëmundje tepër ngjitëse.” tha Bino.

Sot, në vendin tonë u regjistrua shifra më e lartë e rasteve ditore me COVID-19, pasi MSH raportoi për 82 raste pozitive./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV