Hendboll / Kosova “shmang” Serbinë, në grup me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për meshkuj ka mësuar kundërshtarët e saj në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të 2022-shit dhe ajo do të luajë në një grup të vështirë. Sikundër kishte njoftuar më herë Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) shorti për fazën kryesore të Eliminatoreve për “Euro 2022”-shin është hedhur të martën, më 16 qershor, në ora 17:00.

Kështu, Kosova ka rënë në grupin e tetë, që nga drejtues të FHK-së është vlerësuar i vështirë. Kosova do të përballet me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Suedia ishte në vazon e parë, Mali i Zi në të dytën, kurse Rumania në vazon e tretë. Kualifikimi për në fazën finale të Evropianit mundësohet me renditjen në dy vendet e para në grup, por mundësitë ekzistojnë të kualifikohesh edhe nga vendi i 3-të.

Sikundër ishte njoftuar më parë, short i hedhur ka qenë i veçantë për përfaqësuesen e Kosovës. Përfaqësueset kanë qenë ndarë në 4 vazo për short dhe janë formuar 8 grupe. Kosova ishte në vazon e 4-t, por ishte parashikuar një përjashtim për të në këtë në short. Përmes shortit, fillimisht janë shpërndarë në 8 grupe përfaqësueset e vazos së 3-të.
Më janë shpërndarë përfaqësueset e vazos së dytë, e më pas edhe ato të vazos së parë. Hapi i katërt i shortit, sikundër kishte njoftuar edhe EHF-ja, ishte caktimi i grupit të Kosovës. Kosova është vendoset në njërin grup, por jo në atë ku ishte Serbia, që ishte në vazon e dytë. Në hapin e 5-të të shortit, do të bëhet shpërndarja nëpër grupe e shtatë përfaqësueseve tjera të vazos së katërt.

Ashtu si UEFA dhe disa federata tjera, EHF-ja nuk lejon përballjet mes Kosovës dhe Serbisë. Në Eliminatoret e kaluara Kosova arriti fitore me Izraelin, kurse barazoi me Poloninë. Në fillim të këtij viti, në Eliminatoret e Botërorit, Kosova barazoi me Italinë dhe fitoi ndaj Gjeorgjisë, por humbi thellë nga Rumania. Ndeshjen e parë, Kosova do ta luajë më 4 nëntor 2020.

Lexo edhe :  Mbrojtësi i Interit e thotë troç: Yamal është rivali më i vështirë që më kanë parë sytë

 

 

Al.Ko/fjala.al

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV