Napoli, Gattuso: E respektojmë Juve por kemi armët tona për të marrë Kupën

"Kurrë nuk ka një kohë më të mirë për të takuar Juve, fitorja është pjesë e ADN-së së saj" tha Gattuso

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Napolit kërkoi të karikojë ekipin e tij për finalen e Kupës së Italisë ndaj Juves. Ai vlerësoi rivalët por kaloi gjithashtu presionin te torinezët

“Kurrë nuk ka një kohë më të mirë për të takuar Juve, fitorja është pjesë e ADN-së së saj, e historisë së klubit. Ka lojtarë me një mentalitet të shkëlqyer. Ne duhet të jemi shumë të mirë, t’i respektojmë ata dhe të luajmë me armët tona” tha Gattuso.

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso karikoi skuadrën përpara mbrëmjes së së mërkurës në finalen e Kupëse kundër bardhezinjve. Elozhe të mëdha për Maurizio Sarri, kolegun e tij.

“Më pëlqen gjithçka, nuk e mohoj që kam bërë kaq shumë copy & paste në këto vite për punën e tij. Kam parë shumë video se si ai ka luajtur me linjën e mbrojtjes, si ai filloi të imponojë driblimet në kampionatin italian, më pëlqen gjithçka te Sarri” tha Gattuso.

Gattuso iu rikthye dhe polemikave për futbollistin Lozano. “Kush është i lodhur dhe nuk e ndjen të zbresë në fushë, kush nuk është i qartë mund të qëndrojë në dhomat e zhveshjes. Kur fërshëllej, dua lojtarët të shkojnë me 1 mijë km në orë. Nuk lejoj askënd të më prishë stërvitjen” tha ai.

 

Të fundit

Të manipulosh të vërtetën

Nga ARTUR AJAZI Manipulimi i të vërtetës, i reales, i faktit, është kthyer si diçka normale në Shqipëri. Mjafton të...

Digjet shkolla e muzikës në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shkollë në Greqi, duke shkaktuar alarm tek autoritetet. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë...

Padia për shpifje ndaj Blinken/ Justifikohet Berisha: Asokohe kishte imunitet…

Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe për padinë e bërë ndaj Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shtetit në administratën e Joe Biden, në një...

“Transporti rrugor, emergjencë kombëtare”, Karamuço: Armë pa leje në rrugë

Eksperti i kriminalistikës ngriti alarmin për sigurinë e transporti rrugor. Në studion e Dita Jonë, ai tha se situata e transportit rrugor është emergjencë...

Mijëra dollarë fluturojnë nga dritarja, si u eliminua zëdhënësi i Hamasit?

Abu Obeida, zëdhënës i kahut të armatosur të Hamas u vra në një sulm ajror në qytetit e Gazës. Kështu pretendon Izraeli, me ministrin...

Lajme të tjera

Web TV