Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, arrestohet një nga të dyshuarit/Emri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa muaj pas pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës në Shijak, mësohet të jetë arrestuar një prej të dyshuarve si rrëmbyes. Dyshohet që personi në fjalë të jetë Martin Gentian Bleta.

Dyshohet se paraditen e sotme është ndaluar jashtë vendit për verifikim Martin Bleta i cili e ka pasur emrin Gentian Bleta dhe e ka ndryshuar ne Martin Bleta.

Ky është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.

Burime të sigurta për “Fjala.al” bëjnë me dije se Interpol Tirana po bën verifikimet sipas procedurave nëse është ky personi i dyshuar që është ndaluar sot për verifikim apo jo.

Jan Prenga u mor peng në janar të këtij viti në zonën e Kamzës. Sipas policisë, shkak për këtë është bërë vëllai i tij, pasi ky i fundit bënte rolin e korrierit në një grup trafiku droge në Britaninë e Madhe.

Pengmarrësit i bënë presion pasi ai nuk kishte dërguar në destinacion një sasi kokaine prej 50-60 kg, duke  marrë peng Jan Prengën.

49 vjeçari ishte baba i pesë fëmijëve dhe kishte katër vëllezër dhe prej vitesh jetonte në zonën e Bathores./Ke.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga...

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj...

“Më kishin paralajmëruar për Endrit Shabanin, por i besova dhe…”

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish zhvillimet e fundit brenda koalicionit me të cilin ai mori pjesë në zgjedhjet e...

“Partitë e reja janë plani i Ramës sipas modelit serb: opozitë me 7-8 parti”

Belind Këlliç sulmoi partitë e reja që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i quajti pjesë të planit të Ramës për të...

“KQZ levë e qeverisë, noter për epshet elektorale të Ramës”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi publikisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se është thjesht noteri i Kryeministrit Edi Rama, pasi certifikoi...

Lajme të tjera

Web TV