Restaurimi i parkut të Bylisit do financohet nga BE/Soreca: Trashëgimia kulturore, aseti më i rëndësishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Tema e diskutimit ka qenë restaurimi i parkut Arkeologjik të Bylisit pas dëmtimeve të dy kolonave të Nimfeut, ku mësohet se do të jetë një projekt i financuar nga Bashkimi Europian.

Ministrja bëri me dije se kanë diskutuar dhe për një aksion madhor në restaurimin e monumenteve të kulturës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Margariti ndër të tjera citon dhe diplomatin evropian se trashëgimia jonë kulturore është aseti ynë më i rëndësishëm, të cilin duhet ta kthejmë në një motor zhvillimi ekonomik

Postimi i Elva Margaritit:

Një takim i frytshëm sot me Ambasadorin e Bashkimit Europian, në Shqipëri, Luigi Soreca, me të cilin diskutuam mbi projektet tona të përbashkëta.

Krahas projektit të financuar nga BE, që parashikon ndërhyrje në Parkun Arkeologjik të Bylisit, diskutuam për një aksion madhor në restaurimin e monumenteve të kulturës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por puna jonë nuk do të ndalet vetëm në restaurime godinash, por edhe në shtimin e sa më shumë shërbimeve, që do të thithin sa më shumë vizitorë në muzetë dhe parqet tona arkeologjike.

Si do të thoshte edhe ambasadori Soreca, trashëgimia jonë kulturore është aseti ynë më i rëndësishëm, të cilin duhet ta kthejmë në një motor zhvillimi ekonomik.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/MargaritiElva/posts/2651726631737599?__xts__[0]=68.ARDxaq14S4nZecc8kdO7i59hSSWmYji9cLWJ44w7ykCXtbOccvSdpmaPJnkYtataoZeEFqZ2iWDGDsuKwm26UovI9-ybBLhR0gEPeX-LSjiG_o7XCDPZ2TK4kp3xWLpIAyt9TR48tbbKZa208B8_gcMLFM0YWcrAveZbTf1N3YWdMyg_ThtMEqzgCLDUwHCLYnWGuXitGRhlPZjnrw81kbjkf90vu9dWhsdQIJRqJA-Kc_HwqnzXcg_XWwqVx7v0Fttd22GGm0z-CEugOIa9xVbnZxWRcHdAJzxket5E5pr400beJi7b54kQ4Zqi7LgWJ3XcgMxXUo7UA-rHqVuzeJaPY7ja&__tn__=-R

Të fundit

Si funksionon funksioni i ri Repost në Instagram?

Me siguri e keni vënë re opsionin e ri Repost në Instagram, që ndodhet në të njëjtin rresht ku...

Siguria detare, 34 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar, nga Ksamili në Koman, 34 mjete lundruese, prej të cilave...

Grenell: Thaçi është peng i Speciales, akuzat janë çmenduri politike

Diplomati Amerikan Richard Grenell, përfaqësuesi special i Presidentit Amerikan, Donald Trump, komentoi protestën e të enjtes kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, duke thënë se...

Ukrainë, tre persona vriten nga minat teksa notonin në plazhet e Odesës

Tre notarë u vranë nga minat që shpërthyen në rajonin jugor të Odessa- s të Ukrainës në dy plazhe ku noti ishte i ndaluar,...

Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 4 mijë gjoba gjatë 10 ditëve dhe 18 të arrestuar

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e 10 ditëve të para të gushtit. Në njoftimin për mediat bëhet me dije se gjatë kësaj periudhe...

Lajme të tjera

Web TV