Shtyhen me 2 muaj çmimet BAFTA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet BAFTA (British Academy Film Awards) janë shtyrë me 2 muaj, njësoj siç ka ndodhur me çmimet Oskar për 2021-shin. Organizatorët e kanë shtyrë mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për kinemanë nga 14 shkurti në 11 prill, në një përpjekje për ta shpëtuar atë, thjesht duke e shtyrë e jo duke e anuluar.

Çmimet BAFTA njoftuan nominimet për filmat më të mirë javën e shkuar. Në një njoftim zyrtar, BAFTA sqaroi:

“Ky ndryshim nga shpallja e datës zyrtare të 14 shkurtit, vjen për shkak të impaktin të pandemisë globale dhe shtyhet për një periudhë dy mujore. Të tjera detaje për ceremoninë do të shpallen më vonë gjatë vitit”, raporton The Sun.

Bashkë me ceremonitë, janë shtyrë për në vjeshtë dhe dimër edhe premierat botërore të filmave. Akademia e çmimeve Oskar 2021, e ka shtyrë ndërkohë mbrëmjen gala të saj nga 28 shkurti për në 25 prill.

ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15...

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u dërgua në huazim te Monaco,...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lajme të tjera

Web TV