Ushtarakët/Miratohet kompensimi për qiranë dhe ushqimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriteret që duhet të plotësohen dhe dokumentet për të të përfituar pagesat. Kategoritë që përfshihen në draftin e qeverisë dhe trajtimi i veçantë për ushtarakët aktivë

Forcat e armatosura do të përfitojnë kompensim për qiranë e banesës nga 70 deri në 80% dhe kompensim për ushqimin. Këshilli i Ministrave ka miratuar kriteret dhe masën e kompensimit të qirasë së banesës dhe të ushqimit të ushtarakëve të forcave të armatosura, për të paktën tre vjet.

Kompensimi

Ushtaraku aktiv i Forcave të Armatosura që, për shkak të detyrës, emërohet ose transferohet larg vendbanimit dhe nuk është trajtuar me banesë ose me kredi nga Ministria e Mbrojtjes, dhe kur ai ose ndonjë pjesëtar i familjes nuk ka banesë në pronësi në vendin e punës, përfiton kompensim për qira banese deri në 3 vjet.

Në vendim është përcaktuar që masa e kompensimit të qirasë së banesës të jetë 70 për qind e çmimit mesatar mujor të tregut, për qira banese, të tipit garsoniere, kur është beqar ose i martuar dhe pa fëmijë dhe, po në të njëjtën vlerë për banesa tipit 1+1, kur është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ndërkohë kompensimi do të jetë në masën 80 për qind të çmimit mesatar mujor të tregut, për qira banese, të tipit 2+1, kur është i martuar dhe ka më shumë se një fëmijë. Ndërsa çmimi mesatar i qirasë së banesës përcaktohet çdo vit, me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe të ministrit të Mbrojtjes.

Dokumentet

Ushtaraku aktiv i Forcave të Armatosura, që përfiton kompensim për qira banese, duhet të paraqesë pranë strukturës ushtarake përkatëse këto gjashtë dokumente, të cilat duhet t’i rifreskojë çdo vit.

Lexo edhe :  Ankth te socialistët, pse Rama nuk jep datë për "qeverinë e re"?

Në vendim përcaktohet se ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura, në rastet kur thirren në repart për nevoja shërbimi, ruajtjeje, gatishmërie, stërvitjeje ose fushimi mbi 8 orë, trajtohen me ushqim të gatuar ose kompensohen në vlerën në lekë të këtij ushqimi, aty ku nuk është i mundur ofrimi i këtij shërbimi, sipas normës së përcaktuar në vendimin nr. 88, datë 28.1.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e normave të trajtimit me ushqim të efektivëve ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Përzgjedhja e formës së trajtimit me ushqim ose e kompensimit në vlerë në lekë për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura, sipas pikës 6, të këtij vendimi, përcaktohet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.

Dokumentet

1) Kërkesën për kompensimin e qirasë së banesës;

2) Certifikatën personale, nëse nuk gjenerohet nga vetë struktura ushtarake;

3) Certifikatën familjare, nëse nuk gjenerohet nga vetë struktura ushtarake;

4) Kontratën e qirasë së banesës, të noterizuar;

5) Vërtetimin përkatës se nuk është trajtuar me banesë apo me kredi nga Ministria e Mbrojtjes;

6) Vërtetimin përkatës se ai/ajo ose pjesëtarët e familjes nuk kanë banesë në pronësi.

Pushimet e anuluara nga COVID-19, zbardhet akti normativ

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë...

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Lajme të tjera

Web TV