Ekstradohet në Gjermani bosi i fundit i kartelit Medelin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 30 vitesh burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Carlos Lehder Rivas, është ekstraduar në Gjermani, duke mbërritur të martën në Frankfurt

Ai është një prej bashkëthemeluesve të Kartelit famëkeq të Medelinit, bashkë me Pablo Escobar, dhe një ndër të parët që trafikoi kokainë nga Kolumbia drejt Shteteve të Bashkuara në vitet 1970-1980.

Gjykata amerikane e dënoi 70-vjeçarin, me nënshtetësi kolumbiane dhe gjermane, me 134 vite burg në vitin 1987, por më vonë Carlos Lehder Rivas bashkëpunoi me autoritetet dhe kaloi në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve. Dhe duke qenë se është dënuar një herë në SHBA, nuk do të gjykohet më për të njëjtat krime në Gjermani.

“Der Spiegel” shkruan se Lehder, i cili nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Hitlerin, do të jetojë i ndihmuar nga një grup bamirësie në Gjemani.

Sipas asaj që është raportuar në mediat kolumbiane, në SHBA ai u përfshi në botën e krimit, i dënuar për herë të parë në vitin 1973 për vjedhje makine. Në burg ai lidhi miqësi me trafikantin e drogës George Jung, të dy nisën rrjetin e trafikut të kokainës në SHBA.

Pasi u arratis për në Kolumbi kur DEA e shpalli në kërkim, Lehder u bë pjesë e Kartelit të Medelinit dhe operacioneve të Pablo Escobar. Në vitin 1987 bosi i drogës e spiunoi tek autoritetet kolumbiane dhe ai u arrestua, për t’u ekstraduar më pas në SHBA.

Mund tëthuhet se Carlos Lehder Rivas, është anëtari i fundit i madh i kartelit Medelin që është akoma gjallë.

Raportohet se Lehder është sëmurë dhe udhëtimi i tij në Gjermani mendohet të jetë i fundit në jetën e tij./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV