Shoqata patriotike ka tubuar sot në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, teksa kërkonte shpalljen të padëshirueshëm të konsullit grek të Gjirokastrës, Lambros Kakkisis.
I gjithë ky tubim u pasua me një gjobë të majme karshi organizatorëve.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër, bën me dije se nisur nga mos respektimi i distancës i konstatuar me prova nga inspektorët e ISHSH në tubimin e sotëm proteste, ISHSH para pak minutash ka gjobitur me 50 milionë lekë organizatorët e këtij eventi protestues.
Fleta e gjobës i’u është dorëzuar tre prej organizatorëve të këtij tubimi fill pasi kanë deklaruar përfundimin e protestës.
Kreu i ISHSH Gjirokastër, Edi Sinojmeri thotë se grumbullimi i njerëzve dhe mosrespektimi i distancës gjatë protestës dhe mungesa e masave mbrojtëse ndaj COVID-19, krijon përplasje me aktin normativ të qeverisë shqiptare dhe si i tillë ndëshkohet me gjobë.
“Nuk do te ketë toleranca të tilla që cenojnë sigurinë e njerëzve”, tha Sinojomeri.
Bo.Ba/fjala.al