Modeli “self service”për finalen. Medaljet dhe kupa e Italisë, sot pa dorëzim…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ceremonial i shtrembëruar totalisht nga virusi. Sonte në mbrëmje kush mes Napolit dhe Juventusit do të triumfojë në fushën e blertë dhe do të marrë trofeun e Kupës së Italisë, do të gjejë çmimin në tryezë pa ia dorëzuar askush. Masat për pandeminë e rikonceptojnë ceremoninë sipas FIGC.

Nuk do të jetë në stadiumin Olimpico të Romës as presidenti Mattarella. Ai preferoi të mos e shijonte privilegjin e mohuar për fansat, edhe pse posti i tij ia lejon, por do të ishte një diferencim “i vështirë”për tu kapërdirë nga tifozët. (fjala.al). Ndeshja transmetohet në 200 vende direct, duke përfshirë Shqipërinë.

Kështu, sot në mbrëmje në ceremoninë e Kupës së Italisë, nuk do të ketë asnjë përfaqësues të institucioneve që të nderojë fituesit dhe t’u japë atyre trofeun. E njëjta gjë për medaljet: lojtarët e të dy skuadrave do të dalin në skenë, përmes distancimit social, dhe do marrin medaljet në tavolinë. (fjala.al). Rreptësisht vetëm dhe pa kontakt me njerëzit e tjerë. Një grumbullim masiv i vetëm lejohet. Kur kapiteni i ekipit fitues ngre Kupën, shokët e tjerë të skuadrës do të jenë në gjendje të bashkohen në festime.

Mbi 40 transmetues do të transmetojnë sfidën në mbi 200 vende të ndryshme. Nga Amerika, Kina, Japonia dhe shtetet afrikane të Angolës, Burkina Faso, Burundi, Kameruni, Kenia, Guinea. Mauritius, Uganda dhe Zanzibar. Dhe ajo që do të shihet në televizion me siguri do të jetë diçka e re: Një finale pa spektatorë por me stendat e Olimpico që do të mbushen me koreografi dixhitale.(fjala.al).

Të fundit

Vrasja e Ilaria Sulës, nëna e Samsonit e pranon: E ndihmova të pastronte vendin e krimit

Prindërit e Mark Samsonit, 23-vjeçarit që vrau ish-të dashurën e tij shqiptare Ilaria Sula në Romë, kërkojnë falje ....

Hapja e fushatës, demokratët zbresin në shesh në 11 prill! Krah Berishës edhe LaCivita

Partia Demokratike do të hapë fushatën zyrtarisht në datën 11 Prill, në ditën e parë të periudhës zyrtare të fushatës elektorale dhe 1 muaj...

Dita Botërore e Shëndetit, në Shqipëri 245 bebe humbën jetën pa mbushur 1- vjeç në 2023

“Fillime të shëndetshme për një të ardhme me shpresë” është motoja e zgjedhur për këtë vit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Ditën e...

Epokë e re në ekonominë botërore/ A po ndikohet Shqipëria nga tarifat tregtare të reja ?

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici  i ftuar në A2 CNN u shpreh se ka filluar një epokë e re në marrëdhëniet ekonomike, financiare në...

Nisma, çelësi për qeverinë e re, ekspertët flasin për “kontrabandim” të deputetëve

Negociatat për formimin e qeverisë së re në Kosovë po zhvillohen larg syrit publik. Analistët politikë vlerësojnë se në kushtet aktuale një koalicion mes...

Lajme të tjera

Web TV