Ngërçi për KQZ-në/Kume: Opozita kërkon vendimmarrje të cilësuar, mazhoranca ….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diskutimet për marrëveshjen e kodit të ri zgjedhor kanë ngecur te formula e re për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mënyrën sesi do të përzgjidhen anëtarët në të tre organet e saj.

Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume në emisionin “Repolitix” ka sqaruar përplasjen në tryezën e Këshillit Politik ku sipas tij, opozita kërkon vendimmarrje të cilësuar në KQZ, ndërsa mazhoranca nuk kërkon të anashkalojë Kuvendin.

“Në 5 qershor palët kanë rënë dakord që komisioneri i zgjedhjeve të jetë një ndër aplikuesit, i cili veç të tjerave duhet të marrë dokordësinë e palëve. Kurse sa i takon dy strukturave të tjera të KQZ, në ndryshim nga variantit që ka qenë i përgatitur nga ekspertët është shtuar që KAS, struktura që do merret me gjykimin e apelimeve të jetë me 5 anëtarë. në këtë marrëveshje janë dakordësuar që përbërja të jetë, të pasqyrojë propocianlitetin politik. Kjo do të thotë që 3 të jenë të mazhorancës dhe dy të opozitës. Ajo që ka kërkuar PD dhe LSI ka të bëjë me procedurën që duhet ndjekur për të arritur deri në përzgjedhjen e atyre që do shkojnë deri në Kuvend për të marrë votat për tu emëruar në detyrat përkatëse. Ajo çka synon të realizojë opozita është të mundësohet realisht efekti dhe roli që duhet të ketë opozitë në rolin e kandidatëve. Ky është një problem, që nuk është problem i vogël. E dyta opozita ka kërkuar që mandati mos jetë ashtu siç është parashikuara në variantin e propozuar por komisioneri të ketë mandat 4 vjeçar ndërsa dy strukturat e tjera mandat 6 vjeçar. Shumë më e rëndësishme sesa zgjatja e mandatit është kërkesa që opozitës që vendimmarrja në këto komisione të jetë vendimmarrje e cilësuar. që do të thotë që strukturat përkatëse mund të marrin vendim nëse bien dakord 4 anëtarë të saj. Këto ka kërkuar opozita jashtë parlamentit.  Mazhoranca thotë e gjithë kjo do të bëhet si përgjegjësi e kuvendit. Pra do të jetë kuvendi që do shpallë aplikimin, do mbledhë dosjen dhe do të jetë një komision i kuvendit që do shqyrtojë kandidaturat, kjo do të thotë që të gjithë anëtarët e komisionit të jenë me vullnetin e mazhorancës aktuale. Kjo është e papranueshme nga opozita”, sqaroi Kume./En.Br./Fjala.al

Të fundit

LaCivita, magji apo marifete?

Çapajev Gjokutaj Lidershipi i PD-së e shpalli me bujë triumfatori faktin që Chris LaCivita do të bënte kryestrategjistin politik të fushtës së...

8 mënyra si ia pret vetë rrugën suksesit tënd (pa e kuptuar fare)

Le ta pranojmë: ndryshimi nuk është i lehtë. Është shumë më rehat të qëndrosh në zonën e sigurisë, edhe kur ajo s’të çon askund....

Evi Kokalari: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj, jo për mua

Evi Kokalari ka replikuar me ata të militantë të PD-së, që e sulmojnë pse merret me Sali Berishën. “Me shumë respekt dua t'ju kujtoj atyre...

Aksion si në filma në kryeqytet/ Efektivë të shumtë policie neutralizojnë një person

Një skenë aksion, si të ishte duke u xhiruar një film, u regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në rrugët e Tiranës, ku një...

Kush janë 7 personat e arrestuar në Durrës! Mes tyre Xhevdet Plaku dhe Voltan Xhani

Drejtori i policisë vendore të Durrësit, Vilson Bala, në një konferencë për mediat, bëri me dije se 7 persona janë arrestuar në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV