Vlera dhe domosdoshmëria e shërbimeve online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata kritike e shkaktuar nga përhapja e pandemisë kudo në botë, reflektoi edhe një problematikë të hershme të ekonomisë vendase, nivelin e ulët të përdorimit të shërbimeve online lidhur me rezervimin e një shërbimi ose blerjen e një produkti. Në sektorin e hotelerisë kjo situatë është edhe më e dukshme, pasi nevoja e rezervimit, sidomos në situata kaotike, me ndryshime të dukshme të fluksit të turistëve, bëhet e domosdoshme.

Numri i strukturave akomoduese, të regjistruara në platformat më të njohura online, mbetet ende i ulët. Por përtej numrit të ulët të strukturave hoteliere që veprojnë online, një tjetër problematikë mbetet edhe niveli i besueshmërisë që ato ofrojnë, sa kohë që sistemi i kategorizimit të tyre me yje është ende i dyshimtë dhe jo i organizuar dhe monitoruar nga organe legjitime.

Rezervimi online drejtpërdrejt nga vizitori mbetet forma kryesore e zgjedhur nga turistët e huaj, së bashku me opsionin e rezevimit përmes një agjencie ndërmjetëse. Por edhe për turistët vendas, gjithnjë e më shumë kjo formë po bëhet e afërt. Megjithatë, ende një pjesë e tyre, pa çka se e vogël, në raport me totalin, zgjedh të rezervojë një hotel, bed and breakfast ose hostel, përmes ndërmjetësimit të një agjencie turistike, edhe kur udhëton brenda vendit, ndërsa pjesa më e madhe e tyre mendon se rezervimi nuk është i nevojshëm, pasi takimi në recepsion i ofron kushte më të mira lidhur me çmimin e shërbimit dhe garanci më të lartë mbi kushtet e strukturës.

Nga njëra anë, numri i vogël i strukurave vendase që regjistrohen në platforma të njohura online ndikon edhe numrin e vizitorëve që zgjedhin këtë formë rezervimi. Nga ana tjetër, pikërisht nga përdorimi i ulët i shërbimeve online në publik, shumë struktura frenohen për të zhvilluar një aktivitet të tillë. Por nëse për një turist vendas të rezervojë online është një opsion, për turistët e huaj ky shërbim është thelbësor.

Ndër problematikat kryesore që vendasit raportojnë nga rezervimi online është pikërisht mospërputhja e kushteve të reklamuara me ato reale. Si arsye e dytë, e zgjedhur prej të intervistuarve në përgjgje të një pyetjeje të hapur, në sondazhin e zhvilluar nga unë, për arsye studimore, në pjesën e dytë të muajit maj 2020, është fakti se shpesh një strukturë e rezervuar nuk është më e disponueshme në momentin e mbërritjes në vendndodhje. Në këtë studim i referohemi rezervimit me synimin “pushime verore” dhe kryesisht të intervistuarit i referohen turizmit bregdetar.

Rezervimet bëhen në pjesën më të madhe, rreth 80% përmes platformës booking.com. Një problematikë e tillë, nëse raportohet në booking.com, do të shkaktonte pasoja lidhur me penalitete ndaj hotelit ose ndërprerje të kontratës, në rast të përsëritur. Por edhe mungesa e një raportimi të mirëfilltë pranë faqes mund të zëvendësohej nga vlerësimi negativ që vizitori mund t’i bëjë subjektit. Gjithsesi, niveli i ulët i përdorimit të shërbimeve online në vend bën që edhe këto raportime të jenë në nivele minimale.

Lexo edhe :  “Hiq çorapet e kuqe dhe martohu”, Rama zbulon çfarë i tha Majko kur u bë kryetar i PS

Një tjetër çështje që vlen për diskutim është niveli i çmimit të vendosur në faqen online nga kompania. Duke qenë se për çdo rezervim, struktura akomoduese paguan një komision në përqindje për ndërmjetësin, në rastin tonë booking.com, shpesh ky komision i ngarkohet turistit, në mënyrë të fshehur, në çmimin bazë të shërbimit të ofruar. Dhe pikërsisht, pyetjes “A mendoni se ndryshon çmimi në rezervime online nga ai i ofruar në recepsion, apo i rezervimeve përmes telefonit?”, megjithëse pjesa më e madhe e tyre, rreth 44% përgjigjet “Jo”, një pjesë tjetër shumë e rëndësishme, rreth 41,2 % e tyre përgjigjen me “Po, çmimi është më i lartë online”.

Ndërsa pjesa e mbetur, rreth 14,8 % përgjigjet se çmimi i ofruar online është më i ulët. Kuptohet se kjo strategji frenuese e përhapjes së rezervimeve online nuk ndeshet në të gjithë strukturat, por është gjithesi një fenomen i identifikueshëm qartë në tregun vendas. Gjithashtu, nga përgjigjet e të intervistuarve vihet re edhe një lidhje mes moshës së tyre dhe nivelit të përdorimit të opsionit të rezervimit online. Moshat më të reja janë ato që zgjedhin këtë opsion ndaj mosrezervimit apo rezervimit përmes telefonit. Niveli i ulët i besueshmërisë që në vend mbizotëron në lidhje me blerjen online dhe kryerjen e pagesës përmes kartës së kreditit apo debitit, e prek edhe këtë sektor.

Megjithëse pothuaj të gjitha strukturat e regjistruara ofrojnë mundësinë e pagesës në momentin e mbërritjes, kuptohet që kërkohen të dhëna mbi llogarinë bankare, nëse do të duhet kryerja e pagesës së dhomës së rezervuar kur klienti nuk mbërrin në structure, dhe nuk ka anuluar më parë rezervimin. Problematika të tilla ekzistojnë prej vitesh në sektorin e turizmit në vendin tonë, por situata e krijuar i bëri ato më të dukshme dhe mund të sjellë vështirësi më të mëdha këtë sezon në parashikimin dhe ekuilibrimin e ofertës me kërkesën në këtë treg./*Pedagoge në Universitetin Mesdhetar/ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Shqiptarët, kursimtarë/ BSH: Rreth 81.2 përqind e shqiptarëve janë kursimtarë aktivë

Shqiptarët rezultojnë një popull më kursimtar se vendet e BAshkimit Europian.Banka e Shqipërisë ka publikuar   “Vrojtimin mbi Kulturën Financiare...

Foto e jetës

Nga Namir Lapardhaja E gjithë përpjekja 3-vjeçare e Berishës, është për të mbërritur te kjo foto. Ai në krah të Edi Ramës. Njëri kreu i përjetshëm...

Al Nassr siguron një super blerje, sulmuesi 21-vjeçar zgjedh Arabinë Saudite

Klubet e mëdha në Europë ndoshta duhet të shqetësohen, pasi një prej sulmuesve më premtues në qarkullim, do i bashkohet se shpejti kampionatit të...

Kanalizimet problematike përmbytin 300 banesa në Durrës, banorët: Situata e përsëritur

Mbi 300 banesa u përmbytën në Durrës pas një rrebeshi shiu, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të kanalizimeve dhe pusetave. Banorët ankohen se...

Njihuni me shtetin e vetëm në botë që ndryshon flamurin në rast lufte

Filipinet janë një shtet me një veçori që i dallon nga vendet e tjera të botës, dhe kjo veçori nuk ka të bëjë me...

Lajme të tjera

Web TV