Vrasja e Prengës/ Kërkohej në Angli dhe Shqipëri, arrestohet në Poloni një prej të dyshuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dyshuari si një nga organizatorët e rrëmbimit të Jak Prengës, rreth 5 muaj më parë, është arrestuar mëngjesin e djeshëm në Poloni. Ndalimi i Gentian Bletës është kryer pas një verifikimi nga autoritetet polake, ngaqë rezultoi si person i shpallur në kërkim. Autoritetet polake u kanë dërguar informacion atyre angleze për të ndaluarin, i cili rezultonte me dy emra, Gentian dhe Martin Bleta.

Ndërkohë, autoritetet angleze kanë dërguar informacion për këtë shtetas edhe në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në Shqipëri, mbi personin e arrestuar, nëse është apo jo i njëjti individ që është përfshirë në trafikun e drogës në Angli, por edhe në porositjen e rrëmbimit të 49-vjeçarit, pesë muaj më parë. Burime policore i thanë gazetës “Fjala” se INTERPOL Tirana po bën verifikime sipas procedurave, nëse kemi të bëjmë apo jo me të njëjtin person.

Nëse rezulton se është i njëjti person që SPAK-u akuzon si organizatorin e rrëmbimit dhe asgjësimit të Jak Prengës, do të kërkohet ekstradimi i tij. Ndërkohë, dy prokurorët e SPAK-ut, Altin Dumani dhe Behar Dibra, vijojnë hetimet për rrëmbimin dhe zhdukjen e trupit të Prengës.

Sipas hetimeve të deritanishme, bëhet me dije se Jak Prenga hyri i gjallë në resortin “Golden”, në Xhafzotaj të Shijakut, ku si pasojë e torturave dhe dhunës së ushtruar, dyshohet se ka gjetur vdekjen. Kështu, rrëmbyesit e tij e kanë nxjerrë më tej të mbështjellë me qese të zeza, pasi e kishin zhveshur, teksa rrobat mendohet se ia kanë djegur dhe nën akuzën e fshehjes së provave, është, Festim Bexhdili.

Nga hetimet e policisë janë zbuluar edhe urdhëruesit kryesorë të pengmarrjes së 49-vjeçarit. Bëhet fjalë për Altin Hajrin nga Shijaku, Dritan Rexhepin nga Vlora dhe M. Bajrin nga Shkodra. Këta emra janë zbuluar bazuar në përgjimet telefonike të familjarëve të Jak Prengës me vëllanë e tij Astritin, i cili duket se është bërë shkaktar për vrasjen e të vëllait. Nga të dhënat që disponon prokuroria, rezulton se Rexhepi monitoronte trafikun e kokainës nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe si bashkëpunëtorë të tij janë Hajri dhe Bajri.

Menjëherë pas rrëmbimit policia ka vënë në përgjim familjarë të Prengës, ndërsa gjatë telefonatave me persona jashtë vendit është evidentuar konflikti i vëllezërve me grupin e Shijakut. Kjo ka vënë në lëvizje policinë, duke zbarkuar në resortin e vëllezërve Hajri, ku dyshohej se mbahej pengu. Autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së 49-vjeçarit janë evidentuar dhe nga kamerat e sigurisë së resortit “Golden”.

Konflikti për trafikun e kokainës në Angli

Mosdorëzimi i një sasie prej 283 kg kokainë është bërë shkak i pengmarrjes dhe më pas asgjësimit të Jak Prengës. Hetues anglezë janë duke bashkëpunuar me policinë shqiptare për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë që janë implikuar në pengmarrjen e babait të 5 fëmijëve në Kamëz, dhe personave të përfshirë në trafikun e drogës në Angli.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se njëri nga vëllezërit Prenga ka qenë në përgjim në Angli, si i dyshuar për transportues droge, korrier i bandës së trafikut, të drejtuar nga vëllezërit Hajri. Personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë dashur të fusin në territorin anglez 283 kg kokainë. Në një episod të mëparshëm ky grup ka arritur të fusë me sukses në Angli, 60 kg kokainë. Droga është futur nga një port i Anglisë, dhe nxjerrësi i drogës ka qenë njëri nga 3 vëllezërit Prenga që banon në Angli.

Kjo ngarkesë është monitoruar nga agjentët e antidrogës në Britani. Në dhjetor të 2019 grupi ka përdorur sërish njërin nga vëllezërit Prenga, për të nxjerrë nga porti 283 kg kokainë dhe futur në territorin anglez. Sasia e drogës ka dalë nga porti, por nuk është çuar në destinancion nga vëllai i Jak Prengës.

Si pasojë e mungesës së drogës, grupi në Shqipëri, vëllezërit nga Shijaku, Leonard dhe Altin Hajri, njëri i arrestuar e tjetri në kërkim, kanë marrë peng Jak Prengën në Kamëz, vëllain e personit që nuk dorëzoi në destinancion 283 kg kokainë. Marrja peng e Jak Prengës në Kamëz është kryer duke përdorur sende të forta dhe armë. Për rrëmbimin e tij, autorët përdorën një automjet të bardhë tip “Range Rover”, automjet i cili rezulton të jetë vjedhur prej tyre.

Lexo edhe :  Sherr mes fqinjve në Tiranë, dy të lënduar përfundojnë në spital

Sipas dosjes hetimore, pengmarrja ndodhi për të detyruar vëllain tjetër Prenga në Angli, të tregonte se ku e kishte çuar drogën e nxjerrë nga porti. Bisedat mes personave në Shqipëri dhe Angli janë përgjuar nga autoritet angleze. Policia angleze ka dhënë informacion dhe ka bashkëpunuar me policinë shqiptare. Nga përgjimet vëllai i Jak Prengës në Angli shprehet disa herë “ku ma keni çuar vëllanë, ku ma keni çuar vëllanë”.

Nga kamerat filmike, është provuar se Jak Prenga ka hyrë i gjallë në resortin “Golden” në Shijak, pasi është rrëmbyer me forcë në Kamzë. Ka shumë dyshime se Jak Prenga ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve dhe goditjeve të shumta që ka marrë nga rrëmbyesit. Ai është nxjerrë i vdekur nga ambientet e resortit “Garden”, siç shfaqet në disa episode të kamerave të sigurisë pranë resortit, por trupi i tij ende nuk është gjetur.

Për rrëmbimin e 49-vjeçarit janë arrestuar 4 persona

Pengmarrja e Jak Prengës, e ndodhur në 17 janar të këtij viti, e cila u përngjante skenarëve të filmave të Hollywood-it, u zbardh nga policia rreth dy javë pas ngjarjes së bujshme. 49-vjeçari, baba i 5 fëmijëve, u rrëmbye si pasojë e dhunës së ushtruar nga personat që e morën peng mëngjesin e 17 janarit.

Për ngjarjen e rëndë policia vuri në pranga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Në prangat e policisë përfunduan dy vëllezërit Elton e Leonard Hajri, si dhe babai i tyre, Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për ngjarjen e rëndë u arrestua edhe 36-vjeçari Olsi Turja.

Ndërsa si personi që urdhëroi rrëmbimin e 49-vjeçarit, u shpall në kërkim, Altin Hajri, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Sipas policisë, pasi u mor peng 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resortin “Golden”, në pronësi të familjes Hajri, aty ku edhe do të mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe.

Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës”. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa lejë”. Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për ta mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celulare, automjete dhe një shumë parash në euro.

SPAK-u shoqëroi forcërisht pajtuesin e gjaqeve për ta marrë në pyetje

Dy ditë më parë është shoqëruar forcërisht Nikollë Shumani, për të dhënë deklarime përpara grupit hetimor që po heton rrëmbimin dhe zhdukjen e Jak Prengës, ngjarje e ndodhur në fillim të këtij viti. Shullani është babi i Gëzim Shullanit, i dyshuar nga policia dhe prokuroria si një nga personat që në bashkëpunim me Astrit Prengën, vëllanë e viktimës, grabitën rreth 280 kg kokainë në Angli, duke mos ua dorëzuar porositësve.

Jak Prenga, u rrëmbye më 17 janar 2020, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në Pjezë të Durrësit, për shkak të plagëve të marra nga autorët. Burime pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pohojnë se Nikollë Shullani ishte thërritur disa herë për të dhënë dëshminë e tij para prokurorit të çështjes dhe, pasi nuk është paraqitur, ky institucion ka ngarkuar Drejtorinë e Policisë Tiranë për të mundësuar shoqërimin e tij.

Ai nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim, por është mjaftuar me atë që ka thënë që më herët. Më 13 shkurt 2020, thuajse një muaj pas ngjarjes, Shullani doli në media dhe mohoi akuzat e ngritura për djalin e tij, Gëzim Shullani. Ai mohoi kategorikisht që i biri të kishte të bënte me grabitjen e lëndës narkotike. Madje, ai ishte edhe negociatori mes familjeve Doçi e Gështenja, për t’i bindur ata që të kthejnë trupin e Jak Prengës, por jo vetëm që nuk mundi të takonte askënd, por ishte shumë vonë, pasi trupi i tij ishte zhdukur.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Foshnja vdes nga moti i ftohtë në Gaza, mijëra palestinezë të prekur nëpër strehimore

Një foshnjë 35-ditore ka vdekur për shkak të ekspozimit ndaj motit të ashpër të dimrit në Gaza, duke u...

Fushatë me “prokurorë”

Nga Artur Ajazi Ka nisur edhe viti 2025 me dokrra akuzash dhe prokurorësh. Ishte thirrur në SPAK, por ka marrë me vehte edhe disa mitingashë,...

Çfarë është virusi HMPV që po përhapet në Kinë?

Rritja e rasteve me virusin metapneumovirus (HMPV) në Kinë ka ngjallur frikë për përhapjen e këtij virusi edhe në vende të tjera. Metapneumovirusi njerëzor (HMPV)...

Virusi i Kinës, i njohur në Shqipëri/ ISHP: Ka pasur raste në të shkuarën

Virusi që po qarkullon në Kinë nuk është i ri.   Metapneumovirusi human është konfirmuar tek njerëzit prej vitit 2001.  Raste të tij sipas Drejtoreshës...

Ikën dielli, rikthehet shiu/ Meteorologia tregon qarqet që do kenë probleme nga reshjet

Diellit të ditëve të para të vitit të ri i lënë vendin reshjeve të shiut, ndërkohë në fundjavë pritet të ketë dhe rënie të...

Lajme të tjera

Web TV