Pas marrëveshjes së vlefshme dhe pa asnjë kosto me francezin Franck Ribery, Fiorentina ëndërron për një tjetër suopergoditje në një transferim të lirë që mund ta finalizojë këtë verë. Sipas Sky Sport, Thiago Silva ka përfunduar në radarët e klubit vjollcë dhe kontakte e deritanishme kanë qenë pozitive.
Me skadimin e kontratës së brazilianit te skuadra e PSG, lojtari kërkohet me ngulm nga Milan dhe Everton, por së fundmi ai ka qenë i hapur për Serinë A, por pistën “viola”. Thiago Silva do të ishte ëndrra e re e presidentit Rocco Commisso, me qëllim forcimin e skuadrës me një element që ka një përvojë të madhe dhe do t’i jepte një kampion tjetër tifozëve të ekipit nga Firenze.
Kjo mundësi u krijua në ditët e fundit pas kontakteve të para me “enturazhin” e ngushtë të lojtarit. Thiago Silva duke synuar të qëndrojë në Evropë për disa vjet dhe shumë i interesuar për propozimin e Fiorentina, ka dhënë OK.
Në Firence dëshira për ta rikthyer Thiago Silva në Serinë A është e madhe. Pjesërisht sepse klubi dëshiron të rrisë kualitetin me një emër të madh, pjesërisht sepse ish-lojtari i Milan është një garanci përkundër moshës së tij. Pas gati 36 vjetësh, braziliani pëlqen disa skuadra në Evropë, pasi kuptoi që nuk do të rinovonte me PSG.