Trump tërhiqet për Kaepernick: Futbollisti meriton një shans tjetër në NFL

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan u tërhoq nga pozicioni i tij fillestar dhe ofensiv ndaj ish-qendërmbrojtësit Colin Kaepernick, i famshëm më shumë për gjunjëzimin e tij gjatë himnit si protestë ndaj racizmit, sesa për lojën në fushë.

Një gjest i vogël mund të ndryshojë botën, dhe nëse është ai i një sportisti, është më lehtë për ta bërë atë. Është historia e Colin Kaepernick, futbollistit me ngjyrë i cili u gjunjëzua katër vjet më parë në himnin amerikan para një ndeshjeje si zë kundër diskriminimit. Ky gjest i kushtoi atij fundin e çdo kontrate profesionale, por e bëri atë një simbol botëror të protestës që u ripërtëri pas vrasjes së George Floyd në Minneapolis.

Kjo ka shtyrë edhe institucionet më të larta të sportit botëror, gjithnjë të mbyllura për çdo gjest politik, për të lejuar gjunjëzimin e sportistëve anembanë globit.

“Colin Kaepernick  meriton një shans tjetër”, thotë presidenti amerikan Donald Trump  që më parë gjithmonë kishte kritikuar ashpër ish-qendërmbrojtësin e San Francisko 49ers për fillimin e protestës kundër racizmit. Ai u gjunjëzua gjatë himnit kombëtar, dhe tani ndërron mendim: “Nëse Colin Kaepernick e meriton një shans, atëherë ai duhet ta ketë atë. Ai filloi shkëlqyeshëm, por nuk eci mirë si lojtar”, tha Trump në një intervistë.

Por sërish, ajo protestë gjatë himnit amerikan dhe fushata presidenciale i kushtoi Kaepernick punën dhe karrierën e tij. Futbolli Amerikan dhe NFL i mohuan atij një kontratë, dhe ai që nga atëherë është bërë një simbol i Black Lives Matter, por sërish ka mbetur pa punë. Kaepernick ishte i pari që u gjunjëzua gjatë himnit në sezonin 2016 dhe nuk ka luajtur për tre vjet.

Të fundit

Horoskopi i ditës së shtunë, 12 prill 2025

Dashi Sot duhet t’i bëni vetes shumë pyetje të rëndësishme, Universi po ju shtyn në udhëtimin tuaj të vetë-zbulimit. Nëse...

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet", një luftëtar stealth F-35A i...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Lajme të tjera

Web TV