Vrasja e Hekuran Billës, arrestohet një nga autorët e dyshuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vihet në pranga një nga autorët e dyshuar të Hekuran Billës, tek “Komuna e Parisit. I arrestuari është i afërm i Prel Markut, i ekzekutuar nga Billa në Angli 16 vite më parë.

I ndaluari është mbajtur nën vëzhgim nga policia e Tiranës, Lezhës dhe e Shkodrës. Ai është pikasur në zonë natën kur u ekzekutua Billa.

Dyshohet, se ai ka mbajtur nën vëzhgim 40-vjeçarin dhe i ka dhënë informacion mbi lëvizjet bashkëautorëve të tij, që kryen vrasjen.

Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë ndihmuar në identifikimin e të dyshuarit.

Ekzekutimi i 40-vjeçarit ndodhi më 11 qershor. Arma e krimit,  u gjet pak më vonë në një kosh plehrash, një automatik Mp5 me silenciator, si ato që përdor Garda. Një armë e tillë nuk rezulton e regjistruar.

Viktima me origjinë nga Kukësi, kishte vetëm një vit që kishte dalë nga burgu, ndërkohë që bashkë me familjen jetonte në fshatin Domje të Tiranës dhe nuk ishte i martuar.

Hekuran Billa është akuzuar për vrasjen e një shqiptari në Angli. Sipas medias britanike Hekuran Billa, kur ishte 28 vjeç, qëlloi me plumb në kokë shqiptarin Prel Marku, 22 vjeç.

Vrasja ka ndodhur në Park Royal më 14 tetor 2006. Billa u shpall fajtor për tre akuza për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një kufizim minimal të rekomanduar prej 34 vjet.

Pas krimit Billa iku në Danimarkë, për tu kapur më tej, ndërkohë që u transferua në Shqipëri për të vuajtur dënimin, ku arriti të lirohej para kohe.

Në orët në vijim policia, pritet të dalë me komunikatë zyrtare, ku të japë informacion në lidhje me ngjarjen./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“9 mijë euro metri te kulla e Zenit, do nxjerrin 6 mln e SHBA!”

Tek kulla që po ndërton Shkëlzen Berisha në qendër të Tiranës, kanë nisur shitjet. Aktivistja Evi Kokalari, me ironi shkruan se...

VIDEO: Momenti i frikshëm i shembjes së masivit të kromit në Klos

Prej dy ditësh po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i zhdukur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit...

Mitingu i Berishës në Peshkopi, shoferi humb kontrollin dhe përplas efektivin

Aksident i rëndë në dalje të qytetit të Peshkopisë. Drejtuesi i automjetit “Golf” me Alban Shoti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka hyrë brenda...

Rama “urdhër” demokratëve: Kush nuk na voton ne, të rrijë në shtëpi më 11 maj!

Nga Korça, kreu i PS u ka bërë thirrje qytetarëve korçarë se sikurse dikur ai në 1992, nuk votoi PD, pasi e kishte ndjerë...

Analiza – Tiranë, Korçë dhe Vlorë, cilat janë rezultatet e pritshme të 11 majit?

11 maji po afron dhe ethet e zgjedhjeve parlamentare veçse shtohen. Televizionet kombëtare sonte do të paraqesin sondazhet e fundit, ku do të jepen...

Lajme të tjera

Web TV