Vrasja e Hekuran Billës/Policia: Arrestohet nipi i Prel Markut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës del me deklaratë lidhur me arrestimin e të dyshuarit si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, krim i ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit.

Konfirmohet identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e Billës.

Nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit Sajmir Marku, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij shtetasi u bë pasi, në datën 11 qershor, rreth orës 21:50, në rrugën “Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit Hekuran Billa. Shtetasi S. M. është nipi i shtetasit Prel Marku, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga viktima Hekuran Billa.

Menjëherë, pasi ndodhi kjo ngjarje është bërë edhe shpallja në kërkim e shtetasit Viktor Marku, si një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.

Ndërkohë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Edward Snowden – Historia e njeriut që tronditi botën e survejimit

Karriera e hershme Edward Joseph Snowden lindi më 21 qershor 1983 në Elizabeth City, North Carolina, SHBA. Ai u rrit...

Çfarë është impianti bërthamor në Fordow, vetëm një bombë amerikane mund ta shkatërrojë

Goditja e Izraelit në vendin kryesor të pasurimit të uraniumit të Iranit në Natanz të premten shkatërroi pjesën mbitokësore të impiantit dhe besohet se...

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen të këtij viti nga Pakistani, për “ndërhyrjen e tij vendimtare diplomatike” në...

A do rritet çmimi i naftës tek ne?

Nga Fatos Çoçoli Të enjten, më 12 qershor, një ditë përpara nisjes së sulmeve ajrore dhe me raketa të Izraelit mbi Iran, nafta bruto Brent...

“Kingsman”, paralajmërimi për reduktimin e popullsisë përmes kontrollit të mendjes

Nga Leonard Veizi A thua kinemaja në vazhdimësinë e saj na ka dhënë prej kohësh mesazhe të koduara? Në sipërfaqe, “Kingsman: The Secret Service” prodhim i...

Lajme të tjera

Web TV