Brenda super vilës luksoze të The Weeknd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari The Weeknd i ka treguar fansave të tij, pak nga vila e tij mahnitëse në Los Angelos, të cilën e ka nxjerrë në shitje për 25 milionë dollarë.

Këngëtari i hitit “The blinding Lights” e bleu këtë vilë, vetëm 8 muaj më parë për 21 mln dollarë, por tani e ka nxjerrë në shitje, me çmim fillestar 25 mln, me një fitim prej 4 mln dollarë.

Vila pozicionohet në Hidden Hills, në një sipërfaqe prej 13.4 mijë metra katrorë e rrethuar nga një fushë basketbolli, një kantinë vere dhe një pishinë. Shtëpia përbëhet nga 9 dhoma gjumi dhe 11 tualete. Por vila përbëhet nga 3 shtëpia, të ndara nga njëra tjetra.

Pamjet brenda dhe jashtë kompleksit të vilave janë thjesht marramendëse. Garazhi mban 5 automjete, njëra më luksoze se tjetra. Ndërkohë njëra prej vilave ka një tarracë në formën e një restoranti, një tjetër pishinë, SPA dhe një pishinë të brendshme.

The Weeknd u bë i famshëm në vitin 2013 pas publikimit të albumit të tij Kiss Land, ndonëse përpiqej me këngë e videoklipe që prej 2010-ës.

Deri më sot këngëtari kanadez ka fituar 3 çmime Grammy, dy në vitin 2016 për performancën më të mirë R&B dhe albumin më të mirë kontemporan dhe urban dhe një në 2018 për albumin Starboy./RE.Gu/Fjala.al

Të fundit

Hamasi pranon propozimin për armëpushim në Gaza

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje...

Krasniqi reagon pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe kreu i...

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke...

APL kërkon shfuqizimin e disa neneve në Kodin e ri Penal

Në një kohë kur ekonomia kërkon stabilitet dhe tregu i lirë duhet të funksionojë pa pengesa, Kodi i ri Penal po sjell debate të...

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga...

Lajme të tjera

Web TV