COVID-19/ Pipero: Tani kemi hyrë në fazë të re, është e nevojshme të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar videomesazhin e doctor Piperos, i cili i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë të gjitha masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Pipero ka bërë apel që të ruhet higjena, distancimi fizik dhe të vendoset maska atje ku rekomandohet.

Mesazhi i plotë i Pëllumb Piperos:

Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të epidemisë, në një fazë ku secili nga ne është i lirë të lëvizë dhe të kryejë aktivitetin normal të jetës. Tashmë më shumë se kurrë është e nevojshme të respektojmë disa rregulla elementare po shumë të rëndësishme për këtë fazë të re të epidemisë në vendin tonë, por edhe të jetës tonë.

Këto rregulla dhe kjo mënyrë e re jetese është thjesht dhe vetëm më shumë kujdes, të mirëkuptojmë që virusi është ende midis nesh, ai ende mund të na infektojë, ai ende mund të na sëmurë madje edhe mund të na kërcënojë më shumë se sa kaq.

Ndaj ju lutem si specialist, si mjek por edhe si qytetar, më shumë kujdes, ruani distancën fizike, vendosni maskën në mjedise publike, vendosni maskën atje ku nuk mund të ruani distancën, kujdesuni për higjenën e duarve, së bashku do ja dalim deri në fund të kësaj epidemie. Ka.li/fjala.al

Të fundit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pasi Kryeministri Rama nga Elbasani kërkoi shkrirjen e AKU, Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj njoftoi se ka urdhëruar pezullimin...

Çfarë do të ndodhë me qiradhënësit e pronave në Booking.com dhe AirBnb

Ish-shefi i Ushtrisë Britanike, Gjeneral Sir Patrick Sanders, ka paralajmëruar se Britania duhet të përgatitet seriozisht për një përballje të mundshme ushtarake me Rusinë...

Si i mori mbi 18 mijë vota?/ Sara Mile: Mu bashkuan simpatizantët e PD-së

Sara Mile, kandidatja për deputete më e votuar në 11 Maj për qarkun e Elbasanit ka folur në një intervistë për Euronews Albania mbi...

Zjarri pranë shtyllave elektrike del jashtë kontrollit në Fier, stakohet energjia

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Daullasit” në Fier. Zjarri i shkaktuar nga djegia e hamulloreve...

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet. Sipas të dhënave  të publikuara...

Lajme të tjera

Web TV