“Ëndërrimtarët”, Gjykata Supreme hedh poshtë planin e Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përpjekja e Presidentit Donald Trump për dhënien fund të programit që mbron imigrantët pa dokumente të cilët kanë ardhur në SHBA kur kanë qenë minorenë, është refuzuar nga Gjykata supreme.

Gjykata ka vendosur për rreth 650,000 imigrantë të rinj që ata të mund të vazhdojnë të jetojnë dh epunojnë në SHBA pa patur frikë nga largimi. Por edhe pas këtij vendimi, atyre nuk iu garantohet shtetësia amerikane.

Pas këtij vendimi, menjëherë ka reaguar presidenti Trump duke e quajtur këtë vendim të gjykatës si të tmerrshëm kundër Republikanëve dhe Konservatorëve.

Në shtatorin e vitit 2017, administrata Trump deklaroi se do të kërkonte që t’i jepte fund programit të ashtuquajtur DACA, që mbron të rinjtë imigrantë, që janë pa dokumente. Ky ishte edhe njëri ndër premtimet e Trump gjatë fushatës zgjedhore.

Administrata e Trump dhe Republikanët kanë argumentuar se ky urdhër ekzekutiv është i paligjshëm dhe se Kongresi duhet të miratojë një ligj për të formalizuar reformën për imigrimin.

Megjithatë, në vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA-së thuhet se administrata Trump nuk kishte vepruar në mënyrë të duhur, kur ka tentuar që t’i japë fund këtij programi./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Kush është Kristian Koni, i dënuari për vrasje dhe trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro ndaj pasurive me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro të Kristian Konit....

Frikë nga programi bërthamor, bota po rikthen sanksionet e OKB kundër Iranit

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë filluar procesin e rivendosjes së sanksioneve të mëdha të OKB-së ndaj Iranit. Masat ishin hequr sipas një...

BE-ja pezullon takimet zyrtare me Kurtin

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të pezullojnë takimet me kryeministrin...

Kokrra e fasules i bllokon rrugët e frymëmarrjes, i mituri në gjendje të rëndë

Një fëmijë nga Korça mosha e të cilit akoma nuk dihet, ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i ka kaluar në rrugët e...

Pse është zhgënjyer Hansi Flick nga Barcelona?

Gazeta katalanase “Sport” shkruan se Hansi Flick ka pritur më shumë nga klubi në merkaton e janarit. Ai është i kënaqur me faktin se Barcelona...

Lajme të tjera

Web TV