Gattuso ndryshon të ardhmen e Hysajt te Napoli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Largimi i kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysajt, te skuadra e Napolit dukej si një vendim i pandryshueshëm para disa muajsh.

Kalimi i Gennaro Gattusos në krye të stolit të Napolit solli edhe ndryshim në pozitat e futbollistit shqiptar te skuadra italiane.

Gattuso i dha të gjithë besimin e e nevojshëm lojtarit kuqezi, duke e luajtur në pjesën më të madhe të ndeshjeve si titullarë. Ndërsa fitorja e Kupës së Italisë ka bashkuar edhe më shumë skuadrën, gjë që ka pasur një efekt edhe tek vetë Hysaj, i cili tashmë po mendon të rinovoj kontratën, fakt të cilin e pranon agjenti i tij, Mario Giuffredi:

“Mes Hysaj dhe Gattuso ka një vlerësim të madh reciprok, edhe pas Kupës kanë folur gjatë. Gattuso dëshiron që Hysaj të qëndroj edhe vitin e ardhshëm, kërkon që të rinovoj kontratën. Hysaj bën pjesë në armatën e tij të anësoreve. Po, Gattuso po bën gjithçka për ta mbajtur tek Napoli”,-tha agjenti i Hysajt për mediat italiane.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të...

Aksident në rrugën Laç–Patok, plagoset njëri nga shoferët

Në aksin rrugor Laç–Patok, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete. Si pas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e...

Luçiano Boçi: Fatet e shqiptarëve nuk varen nga samitet, por nga vota e lirë

Luçiano Boçi, në deklarata ekskluzive për A2 CNN, shpjegoi pse opozita vendosi të dalë në protestë ditën kur në Tiranë erdhën ndërkombëtarët për Samitin...

CNN vlerëson këngën e Shqipërisë si këngën më të mirë në Eurovision 2025

Një ditë para finales, CNN ka botuar një artikull të gjatë kushtuar Festivalit Europian të Këngës, ku ka vlerësuar këngët pjesëmarrëse dhe mesa duket...

Shqipëria drejt modernizimit ushtarak, Vëngu: Franca na ndihmon!

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, priti homologun e tij francez në një vizitë zyrtare në Tiranë. Takimi u zhvillua në garnizonin ‘Skënderbej’ dhe gjatë...

Lajme të tjera

Web TV