Ka edhe kështu… Apeli i shtyn burgun, presidentit të Federatës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës është prej kohësh e ndarë në disa klane të ndryshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit e ka aprovuar kërkesën e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, për t’ia shtyrë datën kur duhet ta nisë vuajtjen e dënimit prej nëntë muajsh burgim, si shkak i gjendjes së tij shëndetësore. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ishte dënuar më parë me nëntë muaj burgim për një çështje jashtë futbollit, të ndodhur në vitin 2012.

Ai fillimisht ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, por kjo e fundit e mbështeti vendimin fillestar. Javën e kaluar u bë e ditur se Ademi ishte urdhëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të paraqitet në Shërbimin Korrektues në Prishtinë më së largu deri më 18 qershor. Megjithatë, Ademi vendosi të kërkojë për shtyrjen e ekzekutimit të këtij dënimi, kërkesë kjo që iu miratua.

Federata e Futbollit të Kosovës është prej kohësh e ndarë në disa klane të ndryshme. Pas largimit nga ky institucion i djalit të ish presidentit të ndjerë Fadil Vokrri, nisën sulmet ndaj Ademit. Ai po kërkohet të rrëzohet përmes zgjedhjeve të parakohshme nga një grup që mbështete nga disa klube.

Të fundit

Mbetet e hapur lufta për titull në Serie A, Napoli mposht Milanin në “Maradona Stadium”

Napoli i Antonio Contes, triumfoi me rezultatin 2 me 1 ndaj Milanit, në supersfidën e vlefshme për javën e...

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera në bllokun prej 27 anëtarësh. Vendi...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV