Komisioni Venecia i jep të drejtë Metës: S’ka kryer asnjë shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pjesë e draftit të opinionit të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatë Kushtetuese e cila i jep të drejtë Presidentit të vendit Ilir Meta.

Sipas draftit, Meta nuk ka kryer asnjë shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese teksa veprimet e tij janë të justifikuara dhe të arsyeshme.

Në paragraf shkruhet se Presidenti i vendit vërtet e pezulloi në mënyrë të njëanshme por do të duhet të plotësohej boshllëku ligjor që ndodhi me Gjykatën Kushtetuese dhe emërimet, dhe një mekanizëm zhbllokues nuk do ishte i zbatueshëm.

Sakaq komisioni Venecias quan si të justifikueshëm emërimin nga Presidenti të kandidates së dytë si dhe i arsyeshëm refuzimi nga Presidenti të betimit të Arta Vorpsit.

Pjesë nga raporti 

Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë. Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ratio legis i mekanizmit zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Si pasojë, do të duhet të ekzistojë mundësia për të ndërprerë funksionimin – përndryshe automatik – të mekanizmit zhbllokues. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht.”

 

Lexo edhe :  Rama ndan pamjet nga shembja e pallatit në Vlorë: Edhe shkelësit e mëdhenj po ndëshkohen

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Chelsea-United, një propozim i padëgjuar më parë në merkato

Alejandro Garnacho është kthyer në një shqetësim të madh për drejtuesit e Manchester United. Anësori argjentinas ka vendosur të...

Banori i asfiksuar nga zjarri tregon tmerrin: Po të mos kishte ardhur Policia…

Një banor i asfiksuar nga zjarri në fshatrat e Gramshit, teksa ndodhet i shtruar në shtratin e spitalit të qytetit, i asistuar nga vetë...

Gramshi në flakë, Vengu dhe Hoxha: Janë marrë masat, nuk ka të zhdukur

Pas përhapjes së flakëve në disa fshatra të Gramshit, banorët e prekur janë evakuuar dhe po sistemohen përkohësisht në palestra sportive dhe konvikte të...

Zjarri shkrumbon objektin e kultit në Gramsh

Vatrat e zjarrit që kanë rrethuar Gramshin prej disa orësh kanë shkatërruar përveç pyjeve e banesave dhe një objekt kulti fetar. Bëhet fjalë për Teqen...

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampionëve pas një humbjeje të thellë 5-1 ndaj Qarabagut në ndeshjen e kthimit...

Lajme të tjera

Web TV