PDIU: Vetëm largimi i Ramës mund të heqë kushtet për Shqipërinë nga BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti Evropian miratoi dje rezolutën në të cilën kërkohet plotësimi i 15 kushteve përpara konferencës ndërqeveritare për vendosjen e hapjes së negociatave.

Po ky parlament në 2013 aprovoi marrjen e statusit të vendit kandidat, por jo datën e hapjes, e cila prej 7 vitesh ka mbetur si pëlhura e Penelopës që endet nga Edi Rama çdo vit e që nuk mbaron kurrë.

Në vitin 2013 ishin 5 kushte, më pas u shtuan të tjera çdo vit dhe tani janë 15 kushte që kërkojnë shtet ligjor, zgjedhje të lira e të gjithë-pranuara, hetim të korrupsionit e krimit elektoral.

Ky është bilanci i Ramës në 7 vite qeverisje, nga 5 në 15 kushte, si pasojë e dëmeve të kryera prej tij në shtetin ligjor, kapjen e të gjitha pushteteve, korrupsionin galopant dhe dhunimin e vjedhjen e zgjedhjeve.

Tre kushtet e para kanë të bëjnë pikërisht me zgjedhjet, reformën zgjedhore konsensuale, implementimin e saj dhe hetimin e krimit zgjedhor. Deri tani kemi parë vetëm kërcënime nga foltorja e parlamentit për grisje të çdo konsensusi, loje basketbolli me top e pa top, që të sajojë në tavolinë formula të njëanshme për ta nxjerrë përsëri fitues, si dhe diversione me koalicione e pa koalicione, me lista të hapura e të mbyllura, që të sajohen komardare shpëtimi për Ramën dhe rilindjen.

Shqiptarët e kanë sot të qartë më shumë se kurrë që vetëm heqja e Ramës mund të heqë kushtet që shtohen çdo vit për Shqipërinë nga BE.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Velipojë/ Dallgët rrezikuan jetën e tre personave, ndërhyn policia

Policia e Velipojës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka shpëtuar tre persona që rrezikonin të mbyteshin në det. Sipas njoftimit...

Shqiptarët refuzojnë të bëjnë dasmë! Pse po ndodh ky fenomen?

Shqiptarët po martohen më pak e rrjedhimisht po bëjnë më pak dasma. Kjo traditë e vjetër po shuhet ngadalë. E kundërta po ndodh me...

Fier, makina përplaset me murin rrethues të një banese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka humbur kontrollin është përplasur...

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e pakuptimtë që të luhet ndërsa...

Vucic: Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon! Serbia fiton!

"Ne do t'i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Lajme të tjera

Web TV