Rrëfimi i Spartak Qokut/Shkuam te “Boli”: Hape derën policia, por më kapi për fyti e rashë nga ballkoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga autorët kryesorë të tentativës së grabitjes së Endri Mosko ka rënë në pranga. Spartak Qoku ka treguar gjithë skenarin, duke nxjerrë kështu dhe emrat e shokëve të tij në këtë grabitje.

Qoku është shprehur se së bashku me Emel Hajdari, Francin dhe punonjësin e gardës me emrin “Gyli” identifikuar si Aleks Kala, kanë shkuar për të vjedhur një sasi kokaine prej 4 kilogram në banesën e Endri Mosko, të cilin e thërrasin me pseudonimin “Boli”.

Për këtë Spartak Qoku është takuar tre dite përpara ngjarjes me Klaudio Metaj nga Rresheni, ku ai i ka thënë nëse Spartaku kishte dijeni, nëse dikush kishte sasi të mëdha lekësh në shtëpi, pasi ai vetë njihte disa çuna nga Fushë-Kruja, të cilët ishin profesionistë për të hapur dyer dhe për të bërë grabitje.

Spartaku do të interesohej sepse i kishte thënë dikush se tre vetë kishin lekë. Pas këtij takimi tek shtëpia e Spartakut ka ardhur Andi Kraja, dhe së bashku kanë ikur në Durrës me makinën e Andit.

Pasi kanë ngrënë drekë atje, janë kthyer për në Tiranë. Në momentin që ishin në Durrës, Klaudio Metaj e ka marrë në telefon, ku i ka thënë “…shiko se duhet të takohemi, se i kishte takuar ata shokët e tij për të cilët i la porosi…”. Pasi Andi ishte larguar, Klaudio Metaj, ka ardhur së bashku me dy shokët e tij, Francin, të cilin e kishte shok dhe Spartaku dhe një person tjetër të cilin Spartaku nuk e njihte, por të nesërmen ai i ka thënë se quhej “Gyli” dhe se punonte tek Garda e Republikës. Me makinën “Audi A3” me ngjyrë të zezë të “Gyli”, ata së bashku kanë shkuar të katër në “Selitë”, tek një vilë katër katëshe, ku personi kishte lekë në shtëpi, si dhe kishte 2 kilogram e 800 gram kokainë që i mbante në shtëpi. Pasi panë shtëpinë janë kthyer së bashku dhe kanë lënë orar që të takoheshin në orën 9:30 tek pallati i Spartak Qoku.

Të nesërmen në orën 9:30 ka ardhur tek pallati, punonjësi i Gardës me emrin “Gyli” me makinën e tij “Audi”, dhe së bashkë me Spartakun kanë shkuar tek shtëpia e Francit, tek Komuna e Parisit. Kanë marrë dhe Francin dhe të tre kanë shkuar me makinë tek shtëpia në Selitë, ku “Gyli” ka qëndruar në makinë për të qenë në gadishmëri për tu larguar sapo të kryenim vjedhjen, ndërsa Franci ka marrë pistoletën e “Gylit” dhe së bashku me Spartakun, janë ngjitur në katin e katërt të vilës, ku i kanë rënë ziles dhe sapo ta hapte i zoti i shtëpisë, Franci, do ti vinte pistoletën në kokë dhe do ta grabisnin. Pasi i kanë rënë ziles disa herë dhe asnjë nuk e hapi derën, ata kanë zbritur poshtë, ku kanë qëndruar poshtë vilës të parkuar që të tre në makinë, me qëllim që të shikonin nëse vinte në banesë personi me qëllim që të kryenin vjedhjen dhe aty kanë ndenjur rreth katër orë. Në një moment janë larguar në një lokal përballë “Mullirit të Vjetër” dhe pas gjysmë ore kanë shkuar përsëri tek vila katër katëshe, ku kanë parë personin që do grabisnim, i cili ishte ulur poshtë tek trotuari dhe ishte i shoqëruar me një person tjetër. Franci, u ka thënë se nuk bëhej tani kjo punë, por të ktheheshin natën në orën 00:00. Në orën 12.00 të natës ka ardhur vetëm “Gyli”, ndërsa Franci po i priste që të shkonin në shtëpi dhe ta merrnin. Spartaku i ka thënë Gylit që do të vidhnim një argjendari që ishte ngjitur me kryqëzimin e 21 dhjetorit, dhe të mos shkonin tek vila katër katëshe, pasi personi që do të grabisnin kishte ikur në Berat.

Lexo edhe :  Furtunë në qeveri/ Shkarkohet zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit

Në këtë moment “Gyli” ka ikur të merrte Francin që të kryenin vjedhjen e argjendarisë, ndërsa Spartaku, ka pritur personin tjetër që e dinte se ku ndodhej argjendaria. “Gyli” ka ikur me makinën e tij dhe ka marrë Francin dhe ndërkohë aty ka ardhur shoku i Spartakut, Emel Hajdari, dhe pas pak minutash kanë ardhur edhe “Gyli” me Francin. Pasi të katërt kanë renë dakord që të shikonin argjendarinë që do të vidhnim dhe janë pozicionuar, Spartaku, duke bërë muhabet me Francin, mbrapa argjendarisë, Franci i tha që të mos e vidhnin argjendarinë sepse do binte alarmi dhe nuk do ta realizonim dot. Për këtë vendosën që të shkonin dhe të kryenim grabitjen ne banesën e “Bolit”. P

as kësaj bisede që të katër biseduan për të shkuar për të vjedhur banesën e Bolit, pasi Spartaku kishte informacion se Boli, kishte një qese dixhitali plot me lekë, kishte 3-4 kilogram kokainë të paster dhe kishte rreth 10 ora floriri të kushtueshme, kishte dhe vetura të kushtueshme. “Gyli” i ka dhënë pistoletën e tij të punës, Francit, ndërsa vetë ka ndenjur në një makinë “Mercedez Benz” që Spartaku e kishte marrë me qëra, me qëllim që të ishte gati për të ikur kur të kryenin vjedhjen. Ne jemi afruar tek banesa, ku Franci me Emelin kanë marrë një palë shkallë prej druri në katin e fundit të një pallati aty pranë. Pasi shkuan tek pallati i “Bolit”, Spartaku dhe Franci kanë vendosur shkallët në anësore të pallatit, janë futur dhe kanë qëndruar tek hyrja në kat të parë.

Pastaj Emeli ka shkuar tek kryqëzimi i rrugës afër lokal “Oslo” dhe ndërkohë që ne u afruam tek shkallët Emeli ju ka dhënë shenjë me dorë që të fillonin. Spartaku me Francin, kanë ngritur shkallët dhe i kanë vendosur ngjitur me ballkonin, në fillim është ngjitur Spartaku tek ballkoni dhe pas tij Franci, ndërsa Emeli, pasi ata janë ngjitur në ballkon ka ardhur dhe ka hequr shkallët me qëllim që te mos i shikonte ndonjë kalimtar. Pasi kanë hipur në ballkon, Franci, i ka dhënë pistoletën Spartakut dhe ky ka trokitur në xhamin e dritares, pasi e dinin se “Boli” ishte vetëm në banesë. Pasi ka trokitur është zgjuar gruaja e “Bolit”, e cila menjëherë ka bërtitur dhe thirrur burrin e saj, i cili ka ardhur menjëherë duke bërtitur, ndërsa Spartaku i thoshte: “…hape derën policia…”.

Boli, arriti dhe e ka thyer xhamin e dritares së dhomës dhe ka arritur që të kapte Spartakun nga fyti, ndërsa ai ka bërë mbushjen e pistoletës, por në atë moment një fishek ose dy i kanë rënë në ballkon. Franci, filloi të qëllonte me shkelma dhe grushta në drejtim të Bolit, ndërsa Emeli, ju thoshte që poshtë “…vrite…” dhe këtu Spartaku është shkëputur duke rënë nga ballkoni e pas tij është hedhur dhe Franci dhe kanë ikur që të tre, duke shkuar tek “Gyli” që priste me makinë. Pasi kanë ikur tek Gyli, që priste në makinën “Mercedez Benz”, që të katër janë larguar më këtë makinë, të cilën e drejtonte “Gyli”.Gjatë kontrollit në banesën e Spartak Qoku, është sekuestruar edhe një leje drejtimi në emër të Taulant Braha, një kartë sim, një telefon. Me anë të lejes së drejtimit në emër të Taulant Braha, Spartak Qoku, ka lidhur kontratën e qerasë për mjetin me targa AA 419 SB me qira-dhënës Nertil Qazimi dhe qira-marrës Taulant Braha.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Merr fund makthi i barazimeve, Juve mposht Monzën dhe rikthehet tek fitorja në kampionag

Merr fund makthi i barazimeve! Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat pas 4 barazimesh radhazi, dhe plot 43...

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të zier dhe darkat stresuese familjare. Me...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

Lajme të tjera

Web TV