Yuri Kim: Reforma në Drejtësi ka trembur ata që nuk e duan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi në një pikë kritike sa i përket Reformës në Drejtësi“. Kështu u shpreh Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, gjatë një interviste në A2.

Kim nënvizoi faktin se reformën në drejtësi e do populli shqiptar dhe në të Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë, por jo vetë, pasi Shqipëria ka edhe miq të tjerë.

Reforma në drejtësi ka bërë përparim që mjafton për të trembur ata që nuk e duan atë por ende jo aq sa të kënaqë popullin shqiptar. Mendoj se është vërtet e rëndësishme që ne që e mbështesim reformën në drejtësi, populli shqiptar, Shtetet e Bashkuara, të mos dorëzohemi, të mos çorientohemi, dhe të mos shpërqendrohemi në këtë pikë kritike. Duhet të shtyjmë përpara”.

Sipas ambasadores Kim, “populli shqiptar duhet të vazhdojë të ngrejë zërin për të shprehur pakënaqësinë, për të shprehur kërkesën e tyre për më shumë transparencë, më shumë sundim të ligjit. Për sa i përket Shteteve të Bashkuara, unë kam udhëzime të qarta nga Uashingtoni që kjo çështje mbetet prioritet dhe unë kam në plan t’i zbatoj ato”.

Ambasadorja Kim u pyet edhe mbi postimin e saj në rrjetin social, ku fliste për një kërcënim për ta vrarë reformën në drejtësi, ajo u shpreh se:

Mendoj se mund të ketë pasur njëfarë të vërtete tek ato thashetheme dhe, siç thashë në cicërimë, në fakt jam mjaft e drejtpërdrejtë, nuk jam diplomate shumë e mirë, them atë që synoj të them. Shpresoj vërtet që nuk ka pasur të vërtetë në ato thashetheme dhe, pasi unë shpreha këtë pikëpamje, shumë aktorë të rëndësishëm dolën publikisht dhe afirmuan se nuk kishte të vërtetë në ato thashetheme. Ndaj jam shumë e lumtur të dëgjoj që është ashtu”.

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

OSHEE propozon skemë të re për shlyerjen e faturave të energjisë

Kush ka fatura të energjisë elektrike të pa-paguara deri në fund të vitit 2023, do të mund t’i shlyejë...

BE miraton 87.7 mln euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë

BE, përmes Bordit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ka miratuar një paketë investimesh për 3 shtete të rajonit tonë. Paketa prej 87.7 milionë Eurosh është...

Ben Blushi: Duhet të bëjmë biznes me universitet, të ftojmë studentë nga Azia

SHKRUAR NGA BEN BLUSHI Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korcës....

Trump paralajmëron lëvizjen e radhës: Mund të godasim sërish

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të godasin sërish uzinat bërthamore të Iranit “nëse është e nevojshme”. Trump e bëri këtë...

Jorida Tabaku i drejtohet Ramës: “Bashkia nuk është zyrë partie”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit në bashkitë e vendit...

Lajme të tjera

Web TV