ALARM! Pacientët me leucemi akute në QSUT po infektohen me COVID-19

Pacientët me leucemi akute të shtruar në QSUT po infektohen me koronavirus. Bëhet fjalë pë 11 pacientë të cilët janë transferuar nga pavioni i sëmundjeve të brendshme.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social ish-kryeminsitri i vendit Sali Berisha. Ai e cilëson QSUT një bombë biologjike, duke shtuar se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu po bëjnë një krim të rëndë.

Ish-kryeministri ka postuar në rrjet denoncimin e një qytetari.

Postimi i plotë Sali Berisha 

Një lajm alarmant! Infektohen me Covid-19 të sëmurët me leucemi akute në bombën biologjike QSUT! Këto janë pasojat e rënda të shndërrimit të QSUT në bombë gjigande biologjike! Krim i rëndë i Edvin Hajdutit dhe Ndrikull Hajnisë! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. 

Postimi i plotë Qytetari

Përshëndetje Dr. Berisha! Kam dashur t’ju shkruaja para 5 ditëve kur mora një informacion se nga spitali i sëmundjeve të brendshme janë transferuar 11 pacientë me leucemi akute (informacionin e kisha nga një mik i imi që punon aty në atë spital) por dhe vetë nuk doja ta besoja, por fakti që po shoh se brenda një jave kemi 4 viktima me “kovid”, më lë të kuptoj lojën e pisët dhe mashtruese që po bën kjo qeveri me dirigjent Ramsin, kjo është e tmerrshme. Respekte

 

Bo.Ba/fjala.al