Rrëfehet për herë të parë Angelina Jolie: Bëra mirë që u ndava nga Brad, mendova për familjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angelina Jolie më në fund ka folur për divorcin e saj nga Brad Pitt, duke pranuar se është ndarë prej tij për “mirëqenien e të gjithë familjes”.

Aktorja është shprehur shumë pak ndër vite pas divorcit nga aktori fitues i çmimit Oskar, që shokoi fansat në vitin 2016 dhe me betejën ligjore që vijoi për më shumë se 4 vjet.

Gjithsesi sot, nëna e 6 fëmijëve, pranoi se ka marrë vendimin e duhur për familjen e saj dhe se tani është fokusuar vetëm tek shëndeti dhe mirëqenia e tyre.

“Disa kanë përfituar nga heshtja ime dhe fëmijët e mi shohin gënjeshtra rreth tyre në lajme por unë i kujtoj atyre se ata e dinë të vërtetën dhe kanë mendjen e tyre” thotë aktorja.

Në një intervistë të rrallë për British Vogue, Angelina rrëfen: “Ata janë të 6 shumë të guximshëm, janë të rinj shumë të fortë”.

Maddo, Zahara dhe Pax janë fëmijët që çifti adoptoi nga një jetimore në Kamboxhia, Etiopia dhe Vietnami ndërsa tre të tjerët, Shiloh, Vivienne dhe Knox janë fëmijët biologjik të Angelinës dhe Brad.

Pjesën më të madhe të periudhës së izolimit, 6 fëmijët e kanë kaluar në karantinë me nënën e tyre, në vilën 25 milionë dollarëshe në Los Feliz, Los Anxheles./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se janë në proces përgatitjet...

Zvicra zbulon a do ta arrestojë Putinin

Zvicra do t'i japë presidentit rus Vladimir Putin "imunitet" nëse ai viziton vendin për bisedime hipotetike paqeje me Ukrainën. Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas kritiklave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu që sipas kreut të...

Grabitet diamanti me vlerë 25 mln dollarë në Dubai

Një nga diamantet më të rralla dhe më të vlefshme në botë, me peshë 21.25 karat, ishte në qendër të një grabitjeje kinematografike në...

Lajme të tjera

Web TV