Yuri Kim: Reforma në Drejtësi ka trembur ata që nuk e duan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, në një intervistë për “A2 CNN” theksoi se qëllimet e saj janë vijimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi dhe i asaj zgjedhore, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përqendrimi në krijimin e institucioneve të drejtësisë së re dhe paralajmërimi se ajo nuk dorëzohet kollaj.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është ndoshta edhe më e angazhuar se vetë politika jonë, jo për nga koha e shfaqjes në media, por për nga agjendat realisht të kundërta. Politika bën llogari aritmetike të thjeshta, mes dilemës “fitore në tavolinë” me lojën e kodit zgjedhor, apo fitore në elektorat, me premtimet e radhës, që historikisht mbetën vetëm premtime. Kim ka planin e saj, në dukje tërësisht jashtë kursit të “politikëmëdhenjve” tanë.  “Reforma në drejtësi ka bërë përparim që mjafton për t’i trembur ata që nuk e duan, por ende jo aq të madh sa ta kënaqë popullin shqiptar. Mendoj se është vërtet e rëndësishme që ne që e mbështesim reformën në drejtësi, populli shqiptar, Shtetet e Bashkuara, të mos dorëzohemi, të mos çorientohemi, dhe të mos shpërqendrohemi në këtë pikë kritike. Duhet ta shtyjmë përpara”. Kështu u shpreh ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, gjatë një interviste në A2. Reforma në drejtësi dhe zgjedhjet e lira e të ndershme janë sfida dhe qëllimi që në fund të mandatit të saj të ketë lënë diçka. Sa do ta arrijë? Ajo thotë se nuk tërhiqet, madje është e vendosur, por, sikurse pranon edhe vetë, nuk do të jetë aq e lehtë të vihet në zbatim një sistem i ri i drejtësisë, i cili pikësëpari tremb (dhe ka të drejtë të trembet) të gjithë elitën dhe ish-elitën politike. Ambasadorja Kim shfaqi shpesh gjatë intervistës dy “dëshira”, të cilat janë: bashkëpunimi i politikës dhe reforma në drejtësi. Por duket se ajo është e bindur që nuk mund të pritet më gjatë, vetëm në dëshira që për 30 vjet nuk po bëhen realitet. Prandaj, me të drejtë, ka ditur të lexojë një fakt të thjeshtë: qytetarët shqiptarë i kanë kthyer sytë nga SHBA-ja.  Zhgënjimin edhe prej SHBA-së Kim nuk do të donte kurrë ta mbante si barrë pas përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë. “Jam e nderuar të jem në Shqipëri, ku njerëzit vërtet besojnë te marrëdhënia dhe vërtet besojnë te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj nuk mund të kërkoja më shumë. Por, siç thoni ju, do të thotë edhe që pritshmëritë janë të larta, kështu që kostoja do të ishte e madhe, nëse nuk i përmbushim ato pritshmëri”. Dhe përveç tërheqjes me imponim të politikës sonë në një dakordësi paraprake për Kodin Zgjedhor, qëllimi më i madh mbetet pikërisht reforma në drejtësi, ndaj ajo në intervistë i është kthyer edhe një herë shprehjes së pazakontë se: “ka thashetheme se po punohet prapa krahëve për ta vrarë reformën në drejtësi”. Ambasadorja thekson se në një farë mënyre kërkonte një përgjigje. “Mendoj se mund të ketë pasur një farë të vërtete tek ato thashetheme dhe, siç thashë në cicërimë, në fakt, jam mjaft e drejtpërdrejtë, nuk jam diplomate shumë e mirë, them atë që synoj të them. Shpresoj vërtet që nuk ka pasur të asgjë të vërtetë në ato thashetheme dhe, pasi unë shpreha këtë pikëpamje, shumë aktorë të rëndësishëm dolën publikisht dhe afirmuan se nuk kishte të vërteta në ato thashetheme. Ndaj jam shumë e lumtur të dëgjoj që është ashtu”, – tha ambasadorja Kim./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Samiti i BE në Tiranë më 16 maj/ Policia publikon masat, rrugët që do bllokohen

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Parë Rebani Jaupi, në një konferencë për shtyp, foli...

Berisha: Kurrë më parë bandat nuk kanë pasur më shumë përfaqësues në Parlamentin shqiptar

Sali Berisha doli të martën në një konferencë për mediat duke akuzuar Partinë Socialiste se ka fituar zgjedhjet e 11 majit, falë krimit. “Bandat kriminale...

Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve/ Paralajmëron protestë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke i cilësuar ato si të manipuluara dhe të...

Aida Hajnaj përjashtohet nga gara për kreun e BKH, SPAK: S’dorëzoi dokumentet…

Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të dytë në krye të BKH. Mesohet se Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit...

Votat preferenciale në Tiranë/ Tabaku futet në Kuvend, ikën Erald Kapri i Mundësisë

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 75 nga 1282 kuti...

Lajme të tjera

Web TV