Zyrtare, LDK-ja shkarkon Vjosa Osmanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur sot që të shkarkojë Vjosa Osmanin nga detyrat e saj. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm është vendosur që Osmani të mos jetë më nënkryetare e LDK-së.

Lajmi është konfirmuar nga deputeti i partisë LDK, Haxhi Avdyli i cili e quan këtë vendim skandaloz. Përmes një postimi në rrjetet sociale deputeti bën me dije se votimi është bërë online dhe gjithashtu ai hedh dyshime se mund të ketë pasur manipulime në votim.

“Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin përmes E-mail të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i iniciuar nga njerëzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetëm një manipulim interneti e asgjë më shumë. Votimi i përmes e-mail është një vendim mashtrues dhe frigacak si gjithmonë i disa njerëzve që s’kanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së. Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet. Ekziston mundësia që rezultatet i këtij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj s’ka vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si një sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos merret konform rregullave demokratike”, shkruan Avdyli./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentuar në "News24" shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth. Spahia tha se...

Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin në përballjen e dytë me...

Policia Rrugore bën kërdinë, 3300 gjoba në një javë

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset kombëtare u monitoruan me 2...

Erion Braçe: Formalizimi do rrisë çmimet, kam 6 vjet që flas dhe më kundërshtoni

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit. Përmes...

Direktiva e Ramës, dorëhiqen 7 administratorë të njësive në Gjirokastër

Shtatë administratorë të njësive administrative në Bashkinë e Gjirokastrës kanë paraqitur dorëheqjen nga detyra. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë bashkisë, sipas të cilave...

Lajme të tjera

Web TV