101 raste të reja me COVID dhe 5 viktima të tjera në Maqedoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

101 raste pozitive, 5 viktima dhe 22 të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet vendase të shëndetësisë konfirmuan se nga 776 testim të kryera gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar me COVID-19 101 persona.

Rastet e reja pozitive janë: 57 nga Shkup, 13 nga Kumanova, 1 në Dibër, 3 në Shtip, 19 në Tetovë, 1 në Strugë dhe Veles, 2 në Manastir, 1 në Ohër dhe Gostivar dhe 2 raste në Resnjë.

Ndërkohë që kanë ndërruar jetë dhe 5 pacientë të tjerë për shkak të COVID-19. Viktimat janë: një nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një në Strugë dhe Gostivar.

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 22 pacientë të tjerë. 11 janë nga Shkupi, 10 në Tetovë dhe një nga Velesi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarëve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë ka arrritur në 5.106 persona, numri i pacientëve të shëruar është 1.926, ndërsa numri i viktimave është 238. Momentalisht ka 2.972 raste aktive me koronavirus./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që...

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit,...

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet, mendohet me magnitudë rreth 8...

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

Dashi Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do ndiheni me...

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi publikisht planin e taksave dhe...

Lajme të tjera

Web TV