Atletikë/Stërmasi: Kenia, një përvojë e frytshme për Luiza Gegën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej një kalvari të vërtetë mëse 100-ditor, sidomos për kthimin në Shqipëri, trajneri Taulant Stërmasi dhe sportistja e tij, Luiza gega, nuk janë penduar për vendimin për të udhëtuar drejt vendit afrikan në mes të marsit. Duke folur për RTSH Sport, Stërmasi ka rrëfyer edhe vështirësitë e këtij qëndrimi të stërzgjatur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga virusi korona dhe synimet në vijim.

Atletja shqiptare, Luiza Gega, dhe trajnerin e saj, Taulant Stërmasi, janë rikthyer në atdhe, pas mëse 3 muajsh qëndrim në Kenia. Dhe duke folur pas kthimit, Stërmasi ka rrëfyer edhe vështirësitë e këtij qëndrimi të stërzgjatur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga virusi korona. “Në fakt, është hera e 7-të që shkojmë në Kenia, por kjo ënjtë hera e parë që qëndrojmë kaq gjatë”, – ka pohuar ai.

“Gjithmonë kemi ndenjur 9 javë, por këtë radhë na shkoi plot 95 ditë, – ka vijuar trajneri. – Ka qenë fazë e stërzgjatur, sigurisht edhe për arsye të situatës. Po për fat të mirë, stërvitja shkoi shumë mirë. Siç e thashë, ishte hera e parë dhe sportistja ime u përgjigj shumë mirë, pavarësisht problemi psikologjik se kemi një vit pa veprimtaritë madhore, siç janë Olimpiada dhe Kampionati Evropian.”

Përtej një kalvari të vërtetë mëse 100-ditor, sidomos për kthimin në Shqipëri, teska gjithçka u është dashur t’i bëjnë vetë për të mbërritur deri në Tiranë, trajneri nuk është penduar për vendimin për të udhëtuar drejt vendit afrikan në mes të marsit. “Në fillim objektivat ishin të qarta dhe natyrisht që bëmë gjënë më të mirë të mundshme, po të kemi parasysh se Lojërat Olimpike dhe Kampionati Evropian nuk ishin anuluar”, – thotë ai.
“Pastaj gjërat u bënë pak më të vështira në aspektin psikologjik, pasi sportistja përqendrohet dhe përgatitet për veprimtari kaq të mëdha dhe përfundon në nivelin e “Diamond Ligës”, që është sidoqoftë një nivel shumë i mirë, por nuk është ai që sportdashësit shqiptarë apo sportistët synojnë”, – vijoi Stërmasi. Për këtë arsye, 43-vjeçari e cilëson si mjaft të frytshëm këtë fazë përgatitore.

“Shiko, sportisti nuk e ndalon kurrë stërviten përtej gjithçkaje dhe Liza nuk ka ndaluar që prej 11 vitesh tashmë dhe kjo nuk do të ndodhte as në karantinë, qoftë duke qenë në Shqipëri apo qoftë atje në Kenia, – ka sqaruar trajneri. – Siç thashë, stërvitja shkoi shumë mirë dhe po marrim bazat kryesore të stërvitjes së nivelit të lartë dhe atletja ime ka ndryshuar krejt strukturën e stërvitjes.”

Lexo edhe :  "Jam më i mirë se Lamine Yamal", nis sfida direkte nga Parisi

“Kemi gati 9 muaj dhe faza përgatitore në Kenia tregoi se mund të mbajmë nivele në gati 150-170 km në javë, duke mbajtur edhe intensitete të larta, – vijoi ai. – Gjë që bëhet nga sportistë nga nivelit shumë të lartë, sepse këtë mund ta bëjnë vetëm 5-6 sportistët më të mirë në botë në çdo disiplinë. Pra ne jemi dhe tani vetëm rezultati është ai që do ta tregojë sesa të mirë jemi.”

Tanimë, synimi i atletes shqiptare, Luiza Gega janë rekordet dhe rezultatet në arenën ndërkombëtare. “Gjithmonë rezultati vjen në progres dhe Luiza ka 11 vjet që bën rekord nga viti në vit dhe kjo na jep shpresë që edhe këtë vit të thyejmë rekordin, – thotë Stërmasi. – Dhe thyerja e rekordit e ngjit sportisten më lart në renditjen botërore më mirë sesa ishte vjet dhe besojmë që në 2021-shin të bëjmë më mirë sesa në 2020-ën.”
“Pa modesti, mund të them se presim që ajo të jetë në 5-shen e parë të botës dhe duke parë kundërshtaret e veta, me të cilat është stërvitur bashkë edhe atje në Kenia, vëren se diferencat janë vërtet të vogla dhe ti nuk i sheh kundërshtaret sikur vijnë nga një planet tjetër, sepse ato janë thjesht kundërshtare dhe janë të thyeshme, – ka këmbëngulur trajneri. – Dhe do të mundohemi t’i thyejmë sa më shpejt.”

Stërmasi dhe sportistja e saj e kanë hedhur tanimë vështrimin drejt rikthimit në pistë. “Presim stacionet e “Diamond Ligës”, pasi datat janë vendosur dhe tanimë po vendoset edhe për disiplinat që do të ketë çdo stacion dhe gjithçka do të nisë më 14 gushti, deri më datën 20 tetor të këtij viti besoj, – ka thënë ai. – Kështu që, aty do të jetë fokusi ynë kryesore, gara dhe rezultati. Stërvitja ka shkuar shumë mirë dhe presim rekord që në garën tonë të parë.”/Fjala.al

Të fundit

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më...

Mundësi egjiptian vendos rekord botëror duke tërhequr 20 automjete

Mundësi egjiptian Ashraf Mahrous (43) vendosi një rekord të ri botëror duke tërhequr 20 automjete të lidhura në Al-Sharkia të Egjiptit, duke kaluar rekordin...

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar sërish pasardhësin e tij, Joe Biden, duke e fajësuar drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë dhe për mënyrën si...

“E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës dhe emocionin e ka ndarë me ndjekësit e saj. Ajo është shprehur e...

Dy turistë rrëzohen në malet e Komanit/ Zjarrfikësit dhe ambulanca nisen për ndihmë

Dy turistë të huaj që po eksploronin malet rreth bigjeve të liqenit të Komanit, në zonën e Pukës, kanë humbur orientimin. Turistët kanë kerkuar ndihmë...

Lajme të tjera

Web TV