Etrit Berisha vuan frakturë në dorë! Çfarë fati i keq për portierin shqiptar

Operacioni duket i pashmangshëm për portierin shqiptar, e madje dhe fundi i mundshëm i sezonit para kohe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha ka vuajtur një dëmtim serioz në seancën e fundit stërvitore, një frakturë në dorë që shqetëson jo vetëm ekipin e tij Spal, por gjithashtu dhe përfaqësuesen kuqezi.

Gardiani i Spal në një dyluftim me një shok të ekipit gjatë seancës stërvitore, pësoi një thyerje të “metakarpit” të pestë të dorës së djathtë.

Etrit Berisha do t’i nënshtrohet një vizite më të detajuar të hënën, por operacioni duket i pashmangshëm për portierin shqiptar, e madje dhe fundi i mundshëm i sezonit para kohe.

Spal humbet portierin titullar, deri më tani ndër më të mirët e skuadrës, dhe përveç dëmtimit ekipi merr edhe një tjetër goditje.

Është dëmtuar edhe portieri i dytë, kroati Karlo Letica. Ky e fundit ngadalë po rinis stërvitjen pas një problemi të muskujve që e detyroi atë të ndërpresë seancat javën e kaluar.

Të fundit

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë...

Pet Shop Boys, gjenia e pazakontë e Jack Bond dhe Jane Arden

nga Andrew Pulver Vdekja e Jack Bond në dhjetor të vitit të kaluar shënoi fundin e një kapitulli të jashtëzakonshëm – dhe çuditërisht të...

Thatësirë rekord në Europë këtë verë, ja shtetet më të prekura

Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut. Më shumë se gjysma e tokës në vendet europiane, kryesisht...

Arrestime për incidentin në Novi Sad në Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të shtunën në mesditë pas arrestimit të 11 personave – përfshirë një ish-ministër – një...

Ambasada Amerikane njofton për vizat: Kalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim lidhur me rëndësinë e përdorimit korrekt të vizave amerikane. Në postimin e saj në ‘Facebook’, Ambasada thekson...

Lajme të tjera

Web TV