Emra të njohur reagojnë për shkarkimin e Vjosa Osmanin/ Përparim Kabo: Lumenjtë rrjedhin, breshkat nuk shkojnë larg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjosa Osmani për dikë është shembull dhe të tjerë jo. Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi të shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti. Osmani ishte pjesë e anëtarësisë së kryesisë së LDK-së dhe nënkryetare e saj, megjithatë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, vendosi ta shkarkojë.

Propozimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga këto pozita erdhi nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë me arsyetimin se Osmani doli kundër qëndrimeve të partisë, duke mos votuar qeverinë e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit.

Pas vendimit për shkarkimin e saj të shumtë kanë qenë personazhe të njohur në politikë dhe jashtë saj që kanë reaguar për të. Më poshtë ‘Fjala.al’ sjell disa nga emra e njohur dhe çfarë ata kanë thënë për shkarkimin e Vjosa Osmanit.

1.Enida Bozheku (avokate)

Fati çdo femre në politikë (Vjosa nuk bën përjashtim), ndoshta dhe pak në jetën e patriarkalizmit dominues ballkanas në veçanti, është kryesisht: përdore, shfrytëzo, flak tutje mbasi ta shtrydhësh si limon. Ndaj në vende me mendësi tribale, ku burri është gjahtari e gruaja “oxhaku”, evolucioni për në homosapiens e meritokracie intelekti do të dojë ende shekuj të mbërrijë. Deri atëherë ta gëzojmë turkoshalizmin e testosteronit gjeografik.

2.Përparim Kabo (Profesor, filozof)

Lumenjtë rrjedhin, e tillë është edhe Vjosa Osmani. Breshkat nuk shkojnë larg, i tillë është edhe rrugëtimi fundor politik i këtij Isa që nuk bëhet dot Mesia…Sa e vështirë është në ambientin tonë institucional të pranohet mendimi ndryshe, mendja e hapur dhe liria për të qenë vetja. E shkuara me sa duket qekërka për ne e sotme dhe fatkeqësisht dhe e ardhme. Atje ku mbytet ëndrra për ndryshim, njerësit e kanë të vështirë të takojnë zhvillimin. Sa shumë mercenarizëm e cubni paska mbetur mes nesh.

Lexo edhe :  “Ekipi ynë rrezaton punë dhe përkushtim”- Spiropali takim elektoral në Kavajë

3.Andi Bushati (analist)

Me shkarkimin e Vjosa Osmanit grushti i shtetit mund të quhet i përfunduar. Politikanët e votuar jashtë vendimmarrjes, kukullat e Thaçit vazhdojnë qeverisjen.

4.Fatmire Kollçaku (Nënkryetare e VV)

Nga koha e negociatave për bashkëqeverisje me LDK, si personin më të sinqertë dhe këmbëngulës për arritjen e kësaj bashkëqeverisje, mbaj në mend znj. Vjosa Osmani.

Shumë të freskët në mendje e kam momentin, kur më në fund edhe u arrit rezultati pozitiv dhe kur shkrepëm një foto të përbashkët.

Deri atëherë, Vjosën e kam njohur si kolege deputete, por jo më afër. Nëse parimet bëhen mollë sherri me krerët e subjektit politik, ia vlen të sakrifikosh!

5.Pal Shtufi (I propozuari për këshilltar të Kryetares së Kuvendit)

Asgjë e keqe nuk është, nëse Vjosa nuk pajtohet me politikën e partisë së saj dhe ndershmërisht të kalojë në LVV, ose të formojë ndonjë subjekt të ri, e jo të bëhet model i trishtë për gjeneratën e re: Rri në LDK e ndihmo LVV!”.

Haxhi Avdyli (Deputet)

“Unë, sapo votova kundër. Ky diferencimi ideopolitik të kapëseve të kreut të LDK-së i përngjan diferencimit të sistemeve të kaluara. Askush s’ka me mund me diferencu atë që ka besimin e qytetarëve. Ka për t’u kthyer bumerang ky diferencim atyre që nisën atë, sepse votuesi e qytetari do i diferencon keq te kutia e votimit kur të vjen koha. LDK është më madhe se Isa Mustafa e rrethi i tij./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV