Raste të reja me koronavirus në Pogradec/Bashkia në alarm, i rikthehet izolimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rastet e të infektuarve me koronavirus ka prekur edhe qytetin e Pogradecit, i cili në shpërthimin e pandemisë në muajin mars nuk kishte asnjë të prekur.

Ditën e sotme janë shënuar katër raste të reja, duke e çuar në 7 numrin gjithsej. Mësohet se rastet e reja janë të gjithë persona kontakti të rasteve të para.

Për këtë situatë të re, bashkia e Pogradecit ka apeluar që qytetarët të jenë sa më të kujdesshëm. Fillimisht tre rastet e para u shënuan në qendrën shëndetësore të këtij qyteti.

“Për më shumë se 3 muaj Pogradeci i rezistoi virusit falë masave të marra nga ana jonë, Policia, Njësia e Kujdesit Shëndetësor dhe institucione të tjera. Me keqardhje ju njoftojmë se sot janë konfirmuar 3 raste me Covid19 në Pogradec, persona kontakti në kryeqytet.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve njësive të shërbimit, marketet, tregtarëve etj, të zbatojnë masat e higjienës, të përdoren masa mbrojtëse si (maska, doreza dhe dezinfektantë) shmangni grumbullimet masive dhe kontaktet me njerëzit.

Të gjitha këto masa do të izolojnë virusin dhe pse jo shumë shpejt të dalim nga harta e qyteteve të prekura”, thuhet në njoftimin e bashkisë së qytetit të Pogradecit.

Por bashkia nuk është ndalur më kaq, duke kërkuar që të mos dalin nga shtëpia personat e moshës së tretë.

“Apel i drejtpërdrejtë për moshën e tretë të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin çdo kontakt. Grupet e punës janë në terren për monitorimin e zbatimit të masave dhe për shkelësit do ketë penalitete të rënda”, thuhet në njoftimin e bashkisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Qindra vëzhgues ndërkombëtarë të shpërndarë nëpër Shqipëri

Një “Mision Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve” do të angazohet më 11 maj për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. Mes tyre,...

Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për ruajtjen e materialeve zgjedhore

Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe 275 qendrave të votimit. Pasi ka...

Gjermania me rregulla të reja, ja si mund të rifitohet shtetësia shqiptare

Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Edhe pse jetonte prej vitesh në Gjermani dhe e dinte që...

Rrëfehet Celibashi: Procesi i numërimit, antinjerëzor. Çfarë do dryshoja për të ardhmen

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11...

“Investoni në një Evropë të Lidhur”/Ja data kur do të mbahet Samiti Ekonomik Ndërkombëtar

Një takim që do të mbledhë ndër investitorët më me ndikim në botë, liderë të njohur biznesi, dhe krerë shtetesh do të mbahet në...

Lajme të tjera

Web TV