Rritja e shifrave të Covid-19/ Pampuri: Fajin e ka qeveria, jo qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ka thënë sot se fajtorë për shtimin e rasteve me koronavirus në vendin tonë nuk janë qytetarët, por është qeveria.

Në një postim në ‘Facebook’, Pampuri shprehet se është mungesë përgjegjshmërie e qeverisë.

Në shkrimin e saj ish-deputetja numri i lartë i policëve te Teatri Kombëtar kur u bë shembja është një nga faktorët që ka sjellë rritje të shifrave.

Postimi i plotë i Oriola Pampurit:

Orjola Pampuri: Fajin per shtimin e rasteve me Covid 19 nuk e kane qytetaret, por qeveria.

Qytetaret i zbatuan me perpikmeri rregullat e izolimit duke mbartur mbi supe edhe veshtiresite ekonomike qe ai solli, por edhe mungesen e mbeshtetjes nga qeveria. Pas hapjes e sidomos ditet e fundit numri i personave te prekur nga Covid 19 eshte rritur, dhe nje pjese e tyre jane staf shendetesor. Ne rrethana te tilla te fajesosh qytetaret, eshte mungese pergjegjshmerie e qeverise dhe personave te caktuar qe ndjekin me rigorozitet ritmin e saj te deformuar. Por ne fakt faji dhe papergjegjshmeria bie drejtperdrejte mbi qeverine, pasi pikerisht QSUT, qe administrohet  nga Ministria e Shendetesise,  vendi  ku masat dhe siguria duhej te ishin maksimale,  dhe risku per tu infektuar duhej te ishte minimal, pikerisht prej aty referohen raste te njepasnjeshme, prej te cilave disa behen te ditura e disa jo, disave prej tyre u behen tamponet e disave jo, edhe pse referohen si persona kontakti. Por menaxhimi i situates ka qene nje kaos total qe ne fillesat e kesaj pandemie. Eshte theksuar disa here qe pergjegjshmeria qytetare duhet te shoqerohet pa diskutim dhe me masa nga qeveria, te cilat nisin nga masat mbrojtese te stafit shendetesor e deri te vijueshmeria e testimeve dhe testeve serologjike, njekohesisht cdo person qe shfaq shenja duhet te testohet me qellim qe te merren masa qe gjendja shendetesore te mos agravohet. Por edhe pas hapjes serish vijon te mos kete masa dhe rregulla te percaktuara qarte te zbatueshme dhe te monitorueshme. Cdo rast qe paraqitet per te bere tampon nuk duhet neglizhuar, dhe gjithashtu cdo kontakt i tij, duhet testuar. Ky eshte menaxhimi zinxhir. Pergjegjesia dhe pergjegjshmeria se pari duhet te jete e vete “krye-epidemiologut” i cili dergoi qindra police per te terhequr zvarre qytetaret tek teatri, apo inaugurimi i parkut te deshtuar te Veliajt, ku nuk u ruajt asnje standart. Te fajesosh qytetaret, eshte gjeja me e thjeshte ne mungese te argumentit. Por nderkohe te vetmit fajtore jane vete ata te cilet thyen cdo lloj etike profesionale duke thyer konfidencialitetin, me berjen publike te emrave te personave te prekur, dhe pikerisht ata te cilet ne mungese te cdo pergjegjesie e pergjegjshmeria, jane mesuar qe fajin t’ua hedhin te tjereve.

Lexo edhe :  Myslim Murrizi paralajmëron tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën

Te vetmit pergjegjes jane qeveria dhe ata qe u mbajne iso nga mengjesi ne darke.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin

Bjellorusia mund të organizojë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin me kërkesë të Moskës, tha sekretari i shtypit i udhëheqësit bjellorus,...

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid bin Ualid u përballën me...

Lajme të tjera

Web TV