Rritja e të infektuarve me Covid-19/Mjeku i Urgjencës shpjegon arsyen: Qetësohuni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Ilir Allkja analizon rritjen e numrit të personave të prekur me Covid-19 në vendin tonë. Ai e lidh rritjen e numrit të personave të infektuar me rritjen e numrit të testimeve, duke theksuar se nuk ka vend për panik.

“Unë nuk besoj se ka pasur rritje, thjeshtë janë rritur testimet. Njerëzit të qetësohen dhe mos ti kapë paniku. Marrim në analizë datën 15 mars të këtij viti. Atë ditë janë bërë 27 testime dhe janë zbuluar 4 raste. Ose në 1 prill janë bërë 152 testime dhe janë zbuluar 26 raste. Marrim 14 qershorin janë bërë 362 testime dhe janë zbuluar 57 raste. Pra sa më shumë testime, aq më shumë raste dalin.

Më parë kemi bërë më pak testime dhe ishin më pak të infektuar. Janë rritur testimet e për pasojë janë rritur gjetjet. Unë kam marrë raste dhe nga vende të ndryshme, që kanë më pak testime sa ne dhe kanë më pak raste. Unë gjykoj se nuk ka vend për panik.

Përderisa rriten testimet rriten gjetjet. Ajo që kanë kërkuar plot epidemiologë ishte që të rriten testimet që të evidentohen dhe izolohen të infektuarit. Në Shqipëri për ironi të fatit bëheshin shumë pak testime në ditë, megjithëse OBSH bënte thirrje për testime”, shprehet mjeku.

Sa i përket përdorimit të maskave, Allkja theksoi se duhet të përdoret në ambiente të mbyllura dhe shumë të populluara, duke shtuar se është i ekzagjeruar përdorimi i saj në natyrë.

“Maskat duhen përdorur me vend. Maska është mjet mbrojtës. E quaj të ekzagjeruar përdorimin e maskës në ambiente të hapura. Maska ka funksion kur jemi në ambiente publike të populluara, të tipit, qendra tregtare, pra në ambiente të mbyllura”, tha Allkja.

Lexo edhe :  “Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Ndërkohë që i pyetur për një valë të dytë të virusit, Allkaj tha se nuk mendon se do të ketë, pasi në vendin tonë sipas tij numri më i madh ka qenë në muajt janar dhe shkurt.

“Nuk mendoj se do të ketë një valë të dytë. Mendoj se numrin me të madh të infektuarve ne e kemi kaluar me kohë. Ka qenë në muajt janar dhe shkurt”, tha Allkja./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

KE publikon raportin e pranverës: Ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit!

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e pranverës për periudhën 2025–2026, ku parashikon një ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike...

Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Spanja i kërkon Airbnb të tërheqë nga platforma mijëra shtëpi pushimi

Përpara fillimit të sezonit të verës, autoritetët spanjolle i kanë kërkuar Airbnb të heqë më shumë se 65,000 shtëpi pushimi me qira nga platforma...

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatë...

Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson në Evropë

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë nga shtëpia. Por mesatarja gjermane...

Lajme të tjera

Web TV