Serbia mban zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Serbi votohet sot për zgjedhjet e përgjithshme. Vendvotimet janë hapur në orën 7:00 dhe pritet të mbyllen në orën 20:00 dhe mbi 6,5 milionë banorë kanë të drejtë vote.

Qytetarët serbë po votojnë për të zgjedhur parlamentin e ri prej 250 deputetësh, për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe për udhëheqjen lokale – 167 sosh.

Në tri komunat jugore të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për herë të parë, partitë shqiptare garojnë në një listë të përbashkët.

Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, arritën marrëveshje për të shkuar me një listë zgjedhore në fillim të këtij viti.

Përfaqësuesit politikë shqiptarë kanë deklaruar se synojnë të fitojnë tri vende në Parlamentin e Serbisë.

Për zgjedhjet parlamentare serbe votohet edhe në Kosovë, në 90 qendra të votimit, apo 20 qendra të grumbullimit të votave.

Këtë proces po e zbaton misioni i OSBE-së me lejen e autoriteteve kosovare. Votat do të transportohen dhe numërohen në Vranjë e Rashkë – praktikë të cilën Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka vlerësuar jokushtetuese, shkruan ‘rel’.

Zgjedhjet në Serbi fillimisht u caktuan që të mbaheshin më 26 prill, por për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ato u anuluan dhe më pas u shtyn për 21 qershor./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Prilli muaji për i mirë i vitit! Ja cila është shenja fatlume e horoskopit

Dashi është shenja më e favorizuar e horoskopit për muajin prill. Pas një dimri të vështirë plot pengesa, vonesa dhe...

Pamjet e dhunës pas ndeshjes Flamurtari-Besa, trajneri Çela goditet me karrige në kokë

amjet pas ndeshjes Flamurtari-Besa kalojnë çdo limit. Trajneri i kavajsve Emiljano Çela, jo vetëm që u godit nga tifozët vlonjat të cilët pushtuan fushën, por...

“Përplasja jonormale” – Çfarë po ndodh mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit?

Përplasjet përmes rrjeteve sociale ndërmjet përfaqësuesve të Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, janë shpërfaqje publike e tensioneve dhe komunikimit “jonormal” mes këtyre dy institucioneve...

Pse thonë: “Fillo me këmbën e djathtë”?

Shumë besime e lidhin Zotin me këmbën e djathtë dhe djallin me të majtën. Prandaj, "Fillimi në këmbën e djathtë" do të thotë të...

Riarmatosja e Europës, Italia skeptike. Ekspertët të shqetësuar për borxhin publik

Plani i bashkimit europian për të rritur shpenzimet e mbrojtjes rreth bllokut, po përballet me sfida në Itali ku ka shqetësime të konsiderueshme lidhur...

Lajme të tjera

Web TV