Code for Albania, vizioni për plus 100 mije kodues për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Programi “Code for Albania” çeli sërish këtë vit aplikimet për nxënësit e shkollave 9-vjeçare në të gjithë Shqipërinë.

Ky program u krijua nga diaspora shqiptare në Silicon Valley në bashkëpunim me organizatën amerikane Code.X.

Në të mësohet kodim dhe mendim kritik me instruktorë amerikanë dhe shqiptarë.

Organizatorët e programit “Code for Albania” dhe Alfa Plan i gjetëm në një orë leksioni të kodimit me profesoren Erisa Terolli, e cila jepte një leksion online Instituti Max Plan në Sarbruken të Gjermanisë për afro 70 nxënës dhe studentë, që e ndiqnin atë drejtpërdrejt përmes kompjuterit.

Ajo po u shpjegonte bazat e programimit nxënësve të ardhshëm të Programit Code for Albania.

Sivjet programi mori formatin e një kampi veror online, që është edhe më gjithëpërfshirës.

“Projekti për orën e kodimit Code for Albania e nisi më 10 dhjetor dhe u zhvillua në 10 shkolla 9-vjecare në Tiranë, deri sa pandemia i mbylli shkollat dhe gjithë program kaloi online. Kampi veror i një viti më parë me profesorë amerikanë për dy javë, sivjet ia ka lënë vendin një kampi veror online dhe regjistrimet për këtë nismë sfiduese sapo filluan” – thotë Enea Mançellari, professor i inxhinierisë kompjuterike.

Në Shqipëri rrjeti i koduesve është zgjeruar me vajza dhe djem të kthyer nga SHBA dhe BE.

Një prej tyre është Zerina Bruci, eksperte e zhvillimit ekonomik, e cila u kthye në Shqipëri pas një punësimi shumë të veçantë në Sillicon Valley në fushën e zhvillimit kompjuterik.

“Rrjeti i diasporës që na mbështet, tashmë po përhapet nga SilIcon Valley drejt Europës. Code for Albania u ka bërë thirrje diasporës shqiptare, bizneseve, shoqatave, institucioneve publike e shkollave që t’i bashkohen kësaj nisme, sepse ky është casti i duhur për të investuar tek tek aftësimi i të rinjve, që do ta zhvillojnë Shqipërinë në të ardhmen” – tha ekspertja Bruci.

Lexo edhe :  Shqipëria po plaket, grupmosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë në 2024

Duke bashkëpunuar ngushtë me të rinjtë, “Code for Albania” synon të krijojë një lëvizje dhe që pas 10 vjetësh Shqipëria të ketë mbi 100 mijë kodues, duke marrë një vend në në hartën e revolucionit të katërt teknologjik.

Programi “Code for Albania” është një nga nismat ambicioze në mbështetje të rinisë shqiptare.

Ai u krijua në Silicon Valley të SHBA nga diaspora shqiptare në bashkëpunim me organizatën amerikane Code.X. /VOA/

la.mi

Të fundit

BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe, përgatitje për një sulm të mundshëm rus

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Pronarja e restorantit të djegur në Theth: Dëmi 150 mijë euro, ia lë në dorë drejtësisë

Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve. Zjarri ka...

1778 – Franca mbështet Revolucionin Amerikan, i shpall luftë Britanisë

Luigji XVI i Francës shpalli zyrtarisht luftë kundër Mbretërisë së Britanisë së Madhe, duke e përfshirë Francën në një nga konfliktet më të rëndësishme...

Grida Duma fut në sherr Evi Kokalarin me Milaim Zekën

Evi Kokalari tha se nuk i vjen keq për kohën që Ervin Salianji kaloi në burg, sepse sipas saj, ai ka përdorur të njëjtin...

Shtohen pickimet nga gjarpri, rastet kryesisht në zonat rurale

Këtë verë janë shtuar gjarpërinjtë dhe rrjedhimisht edhe pickimet prej tyre. Çdo javë në urgjencën e QSUT ka minimalisht tre raste që paraqiten nga pickimi...

Lajme të tjera

Web TV