Coric shkakton “shok” në tenis, pas Dimitrov tani “raketat” po dridhen

Pozitiv në tamponët e bërë edhe trajneri i Dimitrov dhe  përgatitësi atletik i numrit 1 të botës, serbit Novak Djokovic

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Përshëndetje të gjithëve, unë dua t’ju informoj se jam testuar dhe kam rezultuar pozitiv për koronavirusin”Pohimi jo i zakonshëm është i Borna Coric, tenisti 23 vjeçar kroat, numër 33 në botë në renditjen e ATP. “Më vjen keq vërtet për problemet që mund të kem shkaktuar. Unë jam mirë dhe nuk kam simptoma. Qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm dhe kufizoni lëvizjet” thotë tenisti profesionist.

Ai nënvizoi se ka në trupin e tij, pandeminë që po kërcënon botën por aktualisht është mirë. Ndoshta e ka marrë coronavirus në turneun e zhvilluar kundër bullgarit Dimitrov, në Adria Tour. Pozitiv në tamponët e bërë edhe trajneri i Dimitrov dhe  përgatitësi atletik i numrit 1 të botës, serbit Novak Djokovic. Lojtarët e tjerë të testuar dhe negativë u lejuan të ktheheshin në shtëpi, por iu tha që ta vendosnin veten në izolim. Pozitiviteti i Dimitrov çoi në anulimin e finales, midis Djokoviç dhe Rublev.

Nole i ishte përgjigjur kritikave për protokollin shëndetësore të turneut Adria duke folur për një situatë pandemike nën kontroll në atë vend. Shumë spektatorë mbanin maska, por hapësira midis lojtarëve nuk u respektua.

Të fundit

Mbetet e hapur lufta për titull në Serie A, Napoli mposht Milanin në “Maradona Stadium”

Napoli i Antonio Contes, triumfoi me rezultatin 2 me 1 ndaj Milanit, në supersfidën e vlefshme për javën e...

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera në bllokun prej 27 anëtarësh. Vendi...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV