Dy futbollistë të përfaqësueses së Kosovës, në 11-shen e javës në Zvicër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampionati helvet, për vetë faktin se Zvicra ka qenë një destinacion i përzgjedhur i emigracionit shqiptar në Evropë, është një nga “fabrikat” që ka prodhuar mjaft futbollistë shqiptarë, që tanimë ndahen midis Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe në Zvicër, në fundjavën që shkoi, u rikthye futbolli ashtu si gati në pjesën më të madhe të Evropës dhe rifilloi gjithçka, por duke respektuar masat anti-“Covid-19”.
Dhe në nivelin më të lartë të kampionatit zviceran të futbollit, që njihet si Superliga, luajnë shumë shqiptarë dhe ata spikatin shpesh me paraqitjet e tyre. Edhe në ndeshjet e kësaj jave, që ishte e para pas rikthimit në fushën e blertë, dy prej tyre shkëlqyen dhe nuk mungoi dhe vlerësimi maksimal nga revista e mirënjohur helvete “Blick”, e cila bën edhe formacionin e javës.
Bëhet fjalë për Benjamin Kolollin dhe Lorik Eminin, të cilët janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionat. Kololli ishte një nga më të mirët në fushë për FC Zyrihun, edhe pse kjo e fundit u mund 2-3 përballë Jang Bojs të Bernës. Sulmuesi, i cili është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, gjeti dhe rrugën e rrjetës, por goli i tij rezultoi pa vlerë për Zyrihun.
Ndërsa Emini shkëlqeu me Lucernën në fitoren 2-1 që skuadra vendase kundër Bazelit. Falë paraqitjes së tij, lojtari me origjinë nga Kosova gjeti vend në formacionin më të mirë në Zvicër. Duhet theksuar se në këtë përballje, Emini triumfoi ndaj Bazelit të udhëhequr nga kapiteni dhe lojtari i Kombëtares kuqezi, Taulant Xhaka, të cilit shtylla horizontale i mohoi një gol në pjesën e dytë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Shakira rrëzohet në skenë (Video)

Superylli kolumbian Shakira vijon me turneun e saj të shumëpritur botëror Las Mujeres Ya No Lloran, i cili filloi...

Si u kthye “treni bullgar” në furgon për Elbasan

Nga Ylli Pata Belind Këlliçi, ishte i pari eksponent i lartë politik i PD që tha se kemi dyshime se është përdorur “treni bullgar” në...

Sekuestrimi nga SPAK, reagojnë avokatët: Veliaj dhe Xoxa nuk janë pronarët e pronës

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ndaj veliajt janë shtuar edhe 6 akuza të tjera, ndërsa së bashku me Ajolën akuzohen për...

Ish banorja e BBVA ndanë lajmin e bukur, së shpejti nënë për herë të parë

Ish-banorja e Big Brother Albania, Tea Zhuli, ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Me një video të veçantë dhe...

Vajza shpërndan 25 milionë euro për të varfrit: “Nuk i meritoj paratë”

Marlene Engelhorn, një trashëgimtare austriake 32-vjeçare, ka marrë një vendim të pazakontë: do të shpërndajë 90% të trashëgimisë së saj, rreth 25 milionë euro,...

Lajme të tjera

Web TV