Manchester City “uragan” ndaj Burnley, titulli i Reds duhet të presë

Manchester City tani është 20 pikë pas Liverpool, por suksesi me Burnley e shtyn festën e Reds përtej së mërkurës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja e fundit spektakolare e Manchester City në stadiumin Etihad meritonte një publik elektrizues, por situata nga Covid-19 i limitoi gëzimet e 5 golave ndaj Burnley, vetëm në pankinë dhe në vendet e tribunës për drejtuesit. Citizens ishin një “uragan” ndaj skuadrës që pretendon Europa League, por nga vendi i 11 do ti duhet shumë punë të arrijë kupat kontinentale.

Ederson, Joao Cancelo, Fernandinho, Otamendi, Zinchenko, Foden, Rodri, Silva, Mahrez,  Aguero, Bernardo Silva… Ky ishte formacioni me plot 8 ndryshime i Pep Guardiolës krahasuar me suksesin e fundit ndaj Arsenal. Por në “Etihad Stadium” gjithçka funksionoi si një ansambël i vërtetë në sinkron.

Phil Foden hapi dhe mbylli llogaritë me dy golat e tij ndërsa në mes kishte vend për gëzimet e Ryad Mahrez dy herë, dhe spanjollit David Silva në sezonin e fundit me Citizens.

Manchester City tani është 20 pikë pas Liverpool, por suksesi me Burnley e shtyn festën e Reds përtej së mërkurës, kur armata e Jurgen Klopp të luajë në 21:15 ndaj Crystal Palace.

Të fundit

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 9...

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! (VIDEO)

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij. Phuket...

“A mund të vdes, të lutem?”

Lufta e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë më me zhdukjen e terroristëve. Ajo është shndërruar në një fushatë për vrasje masive të...

Luixhi Pirandelo, revolucionari i identitetit dhe realitetit në letërsinë moderne

28 qershor 1867 Nga Leonard Veizi Çfarë jemi, në të vërtetë? Një trup që lëviz nëpër hapsira të panjohura? Një maskë që vendoset dhe hiqet sipas...

Sa fituan Asllani me shokë nga kalimi i grupit në Botërorin e Klubeve?

Pjesëmarrja në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash...

Lajme të tjera

Web TV