Polici godet me grusht në fytyrë të riun e prangosur (VIDEO)

Pak minuta më parë në rrjetin social ka qarkulluar një video ku shihen sërish uniformat blu të cilët konfliktohen me një të ri.

Videon e ka bërë publike në rrjetin social Belind Këlliçi kryetar i FRPD-së.

Në video shihet një polic që godet me grushte një person të vënë në pranga.

Mësohet se efektivët e kanë arrestuar dhe vënë në pranga dy persona por pavarësisht diçka nuk ka shkuar ashtu siç duhet dhe përleshen me njëri tjetrin. Por në video dëgjohet gjithashtu se i arrestuari tjetër, ngre zërin në momentin që i godasin shokun duke sharë dhe ofenduar.

Nga pamjet, duket efektivi i policisë i cili i afrohet të prangosurit duke e goditur me grushte fytyrës, ndërkohë që një tjetër e mban nga krahët, por ende nuk dihet arsyeja qe e ka detyruar të bëj këtë gjest.

Sakaq rreth një muaj më parë, u publikua një video ku efektivë të policisë dhunuan një adoleshent në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet. Policia njoftoi se i riu “nuk iu bind urdhrave të efektivëve”.

 

Bo.Ba/fjala.al