SHBA dhe Rusia bisedime për marrëveshjen e re bërthamore, kërkohet edhe Kina

Diplomatët e vjetër nga dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë janë përpjekur të bëjnë një marrëveshje të re për kontrollin e armëve, e quajtur ‘New START’. SHBA ndërkohë kërkon dhe pjesëmarrjen e Kinës, për të nënshkruar një marrëveshje të re trepalëshe të kontrollit të armëve bërthamore.

Dy fuqitë kërkojnë të zëvendësojnë marrëveshjen e vjetër, e cila skadon brenda tetë muajve. Sidoqoftë, shpresat për një marrëveshje të suksesshme janë të pakta, pasi negociatorët amerikanë duan të zëvendësojnë marrëveshjen dy palëshe, më një tjetër e cila përfshin dhe Kinën- ndonëse Kina nuk ka shfaqur asnjë pëlqim.

Sidoqoftë, negociatat do të vazhdojnë me Rusinë. SHBA dhe Rusia zotërojnë rreth 90% të armëve bërthamore në botë, ndërkohë që Kina ka krijuar arsenalin e saj gjatë viteve të fundit.

Eksperti rus i sigurisë Dmitry Suslov u tha mediave shtetërore se SHBA nuk do të zgjasë marrëveshjen aktuale pa pjesëmarrjen e Kinës, shkruan DW.

New START kufizon çdo shtet në 800 raketa bërthamore dhe 1.550 kapele bërthamore operative. Tratativat për marrëveshje mund të zgjasin deri në 5 vjet.

Presidenti amerikan Donald Trump deri tani është tërhequr nga disa marrëveshje me Rusinë, përfshirë marrëveshjet për fluturime dhe forcat bërthamore me rreze të ndërmjetme.

 

 

Bo.Ba/fjala.al