“Të hëngsha shaminë, vetëm mustaqet s’të heqim dot”, Gjuzi-Ramës: Jam i nervozuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi i është përgjigjur fjalëve që kryeministri Edi Rama i tha gjatë seancës plenare të ditës së enjte.

Ndërsa ka dalë nga Kryesia e Kuvendit, në një prononcim për mediat, Gjuzi i ka thënë Ramës se shamia e beqarit digjet vetëm njëherë dhe ka theksuar se është i nervozuar me kreun e qeverisë.

“Të enjten e kaluar lëshoi batutë që s’kishte kuptim. Ne jemi shqiptarë e një herë e djegim shaminë e beqarit. Unë jam i nervozuar me thënien e kryeministrit”,- u shpreh Gjuzi.

Ndërsa rikutjojmë se ditën e enjte Rama  iu drejtua me fjalët “të hëngsha shaminë, vetëm mustaqet s’të heqim dot”.

Më tej deputeti tha se kishte marrë garanci nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi për hapjen e Kodit Zgjedhor.

“Duhet të jenë në bisedime për të hapur kodin zgjedhor, kodi zgjedhor do hapet e sigurt, kemi marrë garanci nga kryetari i Kuvendit që do vazhdojmë të bisedojmë seriozisht për këtë punë. Çfarë është bërë prej pesë ditësh? Bëhen lojëra politike me sekretarin e përgjithshëm të PS që thotë do çojmë Metën këtu e do marrim Metën atje”-vijoi ai.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Rio, bariu nga India dhe një kulture që po shuhet

Auron Tare Në një stan të humbur mes maleve të Kolonjës, jeton Rio – një bari i ardhur nga India, i...

12 qershor 2003 – Gregori Pek: Ikja e një legjende të kinemasë amerikane

Nga Leonard Veizi Në një mëngjes të heshtur pranvere, - më 12 qershor 2003, - bota humbi jo thjesht një aktor, por një zë ndërgjegjeje,...

Nga Montekarlo në Alpe, udhëtimi i dytë i Luigjit në Shqipëri

Nga Shpëtim Luku  Luigji është një shtetas italian që jeton në Montekarlo. Një vit më parë, vendosi të vizitojë Shqipërinë duke nisur nga jugu i...

Ndahet nga gruaja Erion Isai, kryebashkiaku i Ersekës zbulon arsyen

Kryebashkiaku i Ersekës, njëkohësisht humoristi Erion Isai i ka dhënë fund zyrtarisht martesës me bashkëshorten e tij. Ndonëse fjalët qarkullonin prej kohësh se Isai jetonte...

‘Rivaliteti’ brenda PD për Tiranën/ Tabaku flet për marrëdhënien me Alimehmetin

Të qenit bashkë me Ilir Alimehmetin në listën e hapur të Tiranës, nuk ishte komode, u shpreh deputetja demokrate Jorida Tabaku. Në një intervistë me...

Lajme të tjera

Web TV