Njeriu që për shumë vjet ishte mes personazheve kryesore të biznesit dhe sportit në Emilia-Romagna, Tommaso Ghirardi po përballet me akuza serioze nga drejtësia. Biznesmeni që bashkëpunoi për shumë kohë me shqiptarin Rezart Taçi, e që më pas raporti përfundoi me akuza të rënda mes tyre, tani akuzohet për mashtrim dhe tjetërsim të pronave.
Prokuroria kërkoi gjashtë vjet burg për ish-presidentin Tommaso Ghirardi dhe për ish-drejtorin menaxhues, Pietro Leonardi, për falimentim mashtrues dhe krime të tjera në lidhje me pronën. Këto janë kërkesat më të rënda të dënimeve të kërkuara nga prokurorja publike Paola Dal Monte, si pjesë e procesit në lidhje me falimentimin e skuadrës së Parma, ekip që u zotua se ishte shitur te biznesmeni shqiptar Taçi, porn ë fund rezultoi një flluskë sapuni.
Parma FC u shpall e falimentuar në 13 Mars 2015 nga gjykata e qytetit të Emilia Romagna, pas ngjarjes tragjikomike të kalimit të pronësisë nga Tommaso Ghirardi te manjati shqiptar Rezart Taçi dhe së fundi te Giampaolo Manenti. Ky i fundit u përfshi gjithashtu në një aferë të klonimit të kartave të kreditit gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në krye të klubit të Crusaders.